Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të dëshmojnë pjekurinë politike të Kosovës si një shtet demokratik evropian, thonë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe ata të Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka adresuar mesazhe për organizimin e zgjedhjeve fer dhe gjithëpërfshirëse më 3 nëntor.
Ndërkohë që, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i bindur se me këto zgjedhje, Kosova do të kalojë me sukses testin demokratik.
Një vëmendje të veçantë, Thaçi u ka kushtuar zgjedhjeve lokale në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku institucionet e Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në, për herë të parë po organizojnë një proces elektoral.
“Jemi me besim të plotë që ky proces do të përmbyllet shumë mirë dhe Kosova do ta kalojë testin evropian, ku dhe serbët në veri do të marrin pjesë në zgjedhje, do t’i zgjedhin liderët e tyre legjitim. Qeveria e Kosovës do të fillojë menjëherë bashkëpunimin e ngushtë që të kemi investime edhe në atë pjesë të Kosovës, në mënyrë që të krijojmë kushte si dhe rrethana shumë të mira për të gjithë qytetarët kudo që jetojnë në Kosovë”, është shprehur Thaçi.
Për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike ka bërë thirrje edhe baronesha Catherine Ashton.
Si ndërmjetësuese në dialogun Prishtinë – Beograd, ajo ka kërkuar nga Kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq që të tregojnë vizionin dhe guximin që e kanë treguar deri tash për të siguruar zgjedhje fer dhe gjithëpërfshirëse më 3 nëntor.
Përmes një deklarate tri ditë para zgjedhjeve, Ashton është shprehur se këto zgjedhje janë një hap përpara në konsolidimin e demokracisë në Kosovë.
“Zgjedhjet e 3 nëntorit janë një moment kyç për të ardhmen e Kosovës dhe janë një element i rëndësishëm në implementimin e Marrëveshjes së Prillit dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ashton në këtë deklaratë.
Duke transmetuar interesimin e baroneshës Ashton për suksesin e zgjedhjeve, zëdhënësja e saj, Maja Kociançiq thotë se BE-ja po përcjell nga afër gjithë procesin zgjedhor të 3 nëntorit.
“Ne zgjedhjet do t’i përcjellim dhe se kemi në terren rreth 100 vëzhgues që tashmë punojnë në terren”, ka deklaruar Kociançiq.
Njëherësh, ajo ka rikujtuar autoritetet e Kosovës se suksesi në zgjedhje do të ketë ndikim edhe në proceset integruese të saj, siç është hapi i parë tashmë i nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
“Kosova i ka nisur bisedimet për MSA-në dhe është shumë e rëndësishme që zgjedhjet e të dielës të jenë fer dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Kociançiq.
Përndryshe, baronesha Ashton, përmes deklaratës së saj ka përgëzuar të gjithë, si në Prishtinë, Beograd dhe personelin e OSBE-së për angazhimet e bëra në përgatitjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Një përgëzim të veçantë, Ashton u ka adresuar kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë që përmes dialogut, kontribuan që këto zgjedhje të jenë gjithëpërfshirëse.
Zgjedhjet e 3 nëntorit, jo vetëm Bashkimi Evropian, por edhe faktorë tjerë ndërkombëtar, po i konsiderojnë si test të konsolidimit të demokracisë në Kosovës.