Sektori privat nuk mund të konsiderohet të ketë kaluar në një pozitë të favorshme ekonomike, ashtu siç është paraqitur në raportin e fundit të Odës Ekonomike të Kosovës.
Vetë fakti që ka numër të madh të bizneseve private të cilat po falimentojnë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, tregon se politikat fiskale të Qeverisë së Kosovës nuk janë në favor të sektorit privat.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Musa Limani në një prononcim për Radion Evropa e Lirë vlerëson se ecuritë e përgjithshme ekonomike jo të mira në Kosovë, tregojnë qartë se edhe biznesi privat nuk është në një situatë të kënaqshme ekonomike.
“Të dhënat publike tregojnë se një numër i konsiderueshëm i bizneseve private falimentojnë kryesisht për shkak të kushteve ta pa favorshme ekonomike në vend, siç janë mungesa e mbështetjes institucionale me politika të mirë ekonomike. Posaçërisht në Kosovë ka një politikë të ashpër kreditore, element ky i cili paraqet një burim të rëndësishëm për ngritjen, zgjerimin edhe për një afarizëm pozitiv të bizneseve”, thekson Limani.
Mesatarisht në vit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, shuhen mbi 1,000 biznese në Kosovë. Deri më tani në MTI janë të regjistruar 126 mijë biznese, derisa vetëm gjatë këtij viti si të shuara figurojnë 1,151.
Sidoqoftë, raporti i fundit i Odës Ekonomike të Kosovës kishte vë në pah se situata e përgjithshme e biznesit është përmirësuar gjatë vitit 2013.
Rreth 17 për qind e bizneseve ishin deklaruar se situata e tyre në biznes nuk është kënaqshme, ndërsa pjesa tjetër prej 83 për qind e kompanive, kishin deklaruar se situata për të bërë biznes është e kënaqshme.
Profesor Limani shprehet mjaft kritik në politikat ekonomike që janë në Kosovë, sipas tij, derisa këto politika ekonomike nuk përmirësohen sektori privat nuk mund të ketë zhvillim të biznesit.
“Duhet të ketë përmirësim në instrumentet e politikës në përgjithësi qoftë në politikat fiskale, qoftë në politikat e jashtme si dhe në politika kreditore. Derisa këto nuk janë në favor të biznesit vendorë nuk mund të ketë përmirësim”, shton profesor Limani.
Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se krahasuar me vitin e kaluar ka pasur përmirësime në zhvillimin e sektorit privat, megjithatë, sipas tij ka ende shumë punë për t'u bërë.
“Përmirësim i qasjes në financa ka mbetur jashtëzakonisht problem i madh për bizneset , problematik tjetër ka mbetur edhe informaliteti shumë i madh, ku nuk ka përpjeke serioze ose për të forcuar kapacitetet e institucioneve të vendit për ta luftuar informalitetin. Të dyja këto ndikojnë në aftësinë e bizneseve që të rriten. Problem tjetër është bërja e biznesit përtej kufijve, ende ka problem në plasimin e atyre pak mallrave që i prodhojmë në vendet e rajonit përfshirë këtu edhe vendet e CEFTA-s”, vlerëson Zeka.
Ajo çka Zeka vlerëson të ketë pasur përparim viteve të fundit është në aspektin legjislativ. Shumë ligje në fushën e ekonomisë të cilat janë miratuar sipas tij, kanë ndihmuar biznesin privat.
“Në aspektin praktik të legjislacionit dhe të aplikimit të tij kemi përparim të vogël, por ne duhet të bëjmë më shumë ta luftojmë informalitetin dhe të krijojmë kushte që produktet tona të depërtojnë në tregjet tjera. Kjo është mundësia reale për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thotë Zeka.