Billborda dhe posterë të shumtë të kandidatëve që garojnë për kryetar komune, shihen gjithandej në rrugët kryesor dhe ato dytësore në qytetin e Pejës.
Kandidatët që garojnë për të parin e komunës shihen në aktivitete të ndryshme në qytet.
Kështu mund të karakterizohen aktivitetet për fushatën e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit në Pejë.
Më datën 3 nëntor, pritet të votojnë 103,078 votues dhe do të kenë mundësi të zgjedhin njërin nga kandidatët për kryetar komune dhe të preferuarit e tyre për asamblenë komunale.
Kandidatët e katër partive kryesore PDK, LDK, AAK dhe Vetëvendosje, zotohen se kanë programe të qarta dhe programe të zbatueshme.
Ali Berisha, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ka qeverisur komunën deri më tash, thotë se programi i tij fokusohet në veçanti në zhvillimin ekonomik.
“Përkushtimet më të mëdha të qeverisjes komunale do të jenë në zhvillimin ekonomik. Dhe atë bazuar në tre sektorë që janë determinues të zhvillimit ekonomik në komunën tonë. Mbështetja për biznese të vogla dhe të mesme, zhvillimi i turizmit dhe zhvillimi i agro-biznesit. Besoj se në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, një shumë e konsideruar e buxhetit të komunës do të orientohet në këta 3 sektorë që besojmë që do të hapin vende të lira të punës dhe nevojën e madhe për punësim të të rinjve”, tha Berisha.
Kurse, Gazmend Muhaxheri, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se fokusi i planit zhvillimor komunal është i orientuar në drejtim të turizmit, bujqësisë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe arsimit.
“Programi jonë është konkret, i ka të ndara mjetet për ta zbatuar këtë plan. Nuk është kjo fushatë elektorale që më pas të harrohet, por çdo gjë është e mbështetur në mjetet materiale. Buxheti është i ndarë konform kësaj. Një milion e gjysmë i kemi të ndara për investime në turizëm, një milion e gjysmë në bujqësi dhe 2 milionë të investimeve kapitale në ndihmesë në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe rregullimin e infrastrukturës në qytetin e Pejës”, tha Muhaxheri.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Muhamet Halitaj deri sa kritikon qeverisjen e deritanishme në komunës e Pejës thonë se programi i tij do t'i sjellë qytetit krenarinë e merituar,do të ngritë mirëqenien e qytetareve, dhe siç tha ai, do të ulet papunësia.
“Plani ynë në radhe të parë është zhvillimi ekonomik i Pejës me mundësi të reja të punësimit, i fokusuar në dy shtylla kryesore: në bujqësi dhe turizëm, si dhe në zhvillimin e bizneseve të mesme dhe të vogla. Sa i takon bujqësisë, deri më tani komuna shumë pak ka bërë në këtë drejtim, duke ndarë një donacion të vogël. Ne në radhe të parë do të bëjmë përpjekje që të rritet buxheti i komunës sa i takon drejtimit të bujqësisë nga të hyrat vetanake dhe donacionet. Do t’i përkrahim bujqit edhe me trajnime”, tha Halitaj.
Nga ana tjetër, kandidati për Kryetar të Komunës, Hivzi Muharremi, nga Lëvizja Vetëvendosje tha se prioritet do të jetë bujqësia, bizneset individuale dhe ato të mesme apo industrinë e lehtë.
Ai tha se si kryetar do të jetë shumë i përgjegjshëm para qytetarëve, e jo si pushteti aktual që është sjellë sikur komuna është pronë e tyre.
“Vizioni i programit tim kryesisht përqendrohet në tri shtylla bazike. Shtylla e parë është bujqësia, shtylla e dytë është turizmi, dhe shtylla e tretë është zhvillimi ekonomik i qëndrueshme. Kur flitet për bujqësi dhe turizëm unë mendoj dhe programi im kryesisht është bazuar për gjenerimin e vendeve të reja të punës, e veçmas për të rinjtë, kur dihet fakti se një numër i madh i të rinjve gati çdo ditë e braktisin jo Pejën por edhe Kosovën. Dhe ne jemi nisur nga ky element që të gjenerojmë sa më shumë vende të punës”, tha Muharremi.
Derisa të gjithë kandidatët shprehen optimistë se do të fitojnë zgjedhjet e 3 nëntorit, qytetarët presin përmirësime në infrastrukturë, në shërbimet publike, në sistemin shëndetësor atë arsimor, si dhe vende të reja pune.