Çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, ka shkaktuar polemika të shumta mes partive politike shqiptare, në veçanti, pas pranimit të mbi 1600 punonjësve në Ministrinë e Bujqësisë, në sektorin e pyjeve, si dhe pas shpalljes së konkursit për pranimin e 400 policëve.
Sipas opozitës shqiptare, këto konkurse të Qeverisë do të rrënojnë edhe ashtu përfaqësimin e dobët, meqë pjesa dërrmuese e këtyre punonjësve do të jenë maqedonas.
PDSH-ja ka vlerësuar se përfaqësimi i shqiptarëve në institucione nuk është më i lartë se 5 për qind dhe për këtë gjendje ajo ka fajësuar BDI-në në pushtet.
Por, kjo e fundit ka hedhur poshtë këto pretendime duke theksuar se përfaqësimi në disa institucione arrin në 15 për qind, e në disa të tjera është edhe më i lartë.
Nga sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në raportin e fundit dërguar në Bruksel mbi këtë çështje, thuhet se përfaqësimi në nivel të republikës arrin në rreth 19 për qind.
Çështja e përfaqësimit ndiqet edhe nga Avokati i Popullit, i cili gjithashtu ka shprehur shqetësime mbi ngecjen e këtij procesi, që, sipas Izet Mehmetit, ka rëndësi të madhe për zhvillimin e vendit.
“Qytetarët e të gjitha etniteteve, institucionet duhet t’i ndiejnë si të tyret, pra, të krijojnë besim në ato institucione, se edhe ata janë pjesë e këtij sistemi, se edhe ata marrin pjesë në sistem. Vetëm kështu mund të avancohet shoqëria, ashtu edhe siç është karakteri i saj multi-etnik”, thotë Mehmeti.
Sipas tij, të dhënat e institucioneve tregojnë se përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve arrin në rreth 17 për qind, por në shumë prej tyre përfaqësimi është zero, ndërsa dhjetëra të tjera kanë refuzuar të japin informacione mbi këtë çështje.
Mehmeti thekson se dinamika e realizimit të këtij obligimi kushtetues duhet të ndryshohet, meqë nëse vazhdon kështu, do të duhen vite të tëra që të arrihet përfaqësimi prej mbi 25 për qind, aq sa është numri i popullatës shqiptare në nivel të republikës.
“Mendoj se vendosja e këtij sistemi për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ka nevojë të mbindërtohet, të forcohet sistemi i kontrollit të realizimit të këtij parimi. Pra, udhëheqësit e këtyre institucioneve, apo ata që vendosin për themelimin e marrëdhënies së punës, të jenë të vetëdijshëm për këtë fundament kushtetues dhe të vendosin në mënyrë të drejtë”, shton Mehmeti.
Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, ishte paraparë të realizohet në katër vjetët parë pas nënshkrimit të këtij dokumenti, thotë Naser Zyberi, një nga ekspertët pjesëmarrës në bisedimet e paqes në vitin 2001. Por, sipas tij, edhe 12 vjet nga nënshkrimi i saj, çështja e përfaqësimit mbetet pezull dhe asnjëherë nuk do të arrihet nëse nuk ndërmerren masa për ndryshimin e metodologjisë së punësimit.
“Në të gjitha konkurset për pranim në administratë, duhet të vihet një kufi që 25 për qind e atyre që do të pranohen, të jenë shqiptarë, kurse në anën tjetër sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të vazhdojë me konkurset e veçanta për mbulimin e zbrazëtisë apo diferencës”.
“Nëse veprohet kështu, nuk do të thellohet hendeku, pasi tani siç veprohet, kemi thellim të hendekut. Ne para 5 vjetësh mund të kemi pasur përfaqësim më të mirë se sa që kemi tani, sepse është shtuar numri i të punësuarve në administratë, kurse shqiptarët në konkurset e Qeverisë, nuk pranohen në shifrën prej 25 për qind dhe kështu thellohet diferenca në punësime mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, thekson Zyberi.
Veç kësaj, një shqetësim tjetër lidhur me përfaqësimin është edhe ai i mossistemimit nëpër institucione të atyre që tashmë kanë kaluar konkurset.
Sipas opozitës, janë rreth 2 mijë të rinj shqiptarë që me vite të tëra marrin rroga pa bërë as edhe një ditë punë, pasi shumë institucione refuzojnë sistemimin e tyre.
Nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit thonë se po punojnë për sistemin e tyre, por mohojnë që numri i tyre të jetë aq i lartë. Nga Qeveria shprehen se janë vetëm disa qindra që janë përzgjedhur në konkurset e fundit, e që shumë shpejtë do të sistemohen në vendet e tyre të punës.