Stërzgjatja e proceseve gjyqësore, mungesa e transparencës gjatë vendimmarrjes, si dhe puna e gjykatësve me direktiva të politikës, janë disa nga vërejtjet që apostrofohen në vazhdimësi si në raportin e progresit të Komisionit Evropian, ashtu dhe nga ekspertët juridikë.
Kjo ka bërë që qytetarët të humbin besimin në sistemin gjyqësor. Irfan Sheapi nga Shkupi thotë se nuk arrin të realizojë një të drejtë, atë të ndarjes së pronës me kushërinjtë e tij për shkak të prolongimeve të shumta dhe punës së ngathtë të administratës në gjykata.
“Gjykata është katastrofë, punon krejt me korrupsion. Ai që jep ryshfet, me vite i mbetet lënda në sirtarët e gjykatës që mos merret vendim që do të ishte në dëm të tij. Kam një lëndë qe dhjetë vjet s’është duke u realizuar”, tregon Irfani nga Shkupi.
Por, ministri i Drejtësisë i Maqedonisë, Blerim Bexheti, thotë se dikasteri që e drejton, ka realizuar një varg reformash në funksion të efikasitetit të sistemit gjyqësor.
“Në proceset gjyqësore gjithmonë ka dy palë dhe është më se evidente se të dyja palët është e pamundur të dalin të kënaqura nga epilogu i një procesi gjyqësor dhe shpeshherë krijohet një opinion i padrejtë se gjyqësia është e politizuar se nuk është e pavarur, e kështu me radhë”.
“Në bazë të ligjeve, të cilat janë në fuqi, të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike, të gjitha palët, që janë të prekura nga ndonjë vendim gjyqësor, i kanë në duar të gjitha mjetet juridike që të parashtrojnë ankesë në gjykatat e shkallës së dytë dhe shumë mekanizma tjerë juridikë për të kërkuar të drejtën, madje edhe në gjykatën e Strasburgut”, deklaron për Radion Evropa e Lirë, Bexheti.
Ai thekson se ndryshimet e fundit ligjore mundësojnë që Gjyqësori të jetë profesional dhe i pavarur.
“Me ndryshimin e ligjeve, kriteret janë rritu shumë edhe për vetë gjykatësit apo prokurorët dhe institucionet gjyqësore në përgjithësi, që nënkupton se edhe ligjdhënësi kërkon ngritjen e kualiteteve dhe besoj se kjo mirëpritet në opinion”.
“Ne, në vazhdimësi kemi trajnime të njëpasnjëshme për gjykatësit, prokurorët dhe kështu me radhë që për sfidat, me të cilat përballen qytetarët, të jemi sa më të përgatitur të ballafaqohemi me këtë proces shumë të rëndësishëm siç është pavarësia dhe profesionalizmi i Gjyqësorit”, thekson Bexheti.
Sa i përket procesit të reformavenë Gjyqësor, Bexheti thotë se është kapitulli më i rëndësishëm, por njëkohësisht edhe më i vështirë për çdo shtet që synon anëtarësimin në BE.
Mirëpo, me këtë nuk pajtohet ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski, sipas të cilit Maqedonia nuk arrin t`i plotësojë as kriteret bazë të rekomanduara nga Brukseli, meqë në praktikë është dëshmuar se shpesh Gjyqësori dirigjohet nga politika.
“Duke e mbajtur sistemin gjyqësor në ‘prehër’ është më se e kuptueshme se rrënohet dhe funksionimi i shtetit demokratik dhe kërcënohet sundimi i së drejtës”, konsideron Ivanovski.
Sipas tij, influenca politike bëhet përmes varshmërisë financiare që ka sistemi gjyqësor nga Qeveria, për të funksionuar.