Mbajtja e zgjedhjeve lokale në fillim të nëntorit, do të jetë çelës i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, është vlerësuar të mërkurën në debatin e organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë, me temën “Marrëveshja e Brukselit – kush dhe çka ka fituar apo humbur” .
Petar Miletiq, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale do të jetë një moment kthese, ndërkaq, sipas tij, pjesëmarrja e serbëve të veriut të Kosovës në këto zgjedhje do të varet nga situata e sigurisë.
“Mendoj se serbët nuk do t’i bojkotonin zgjedhjet, por në këtë do të ndikojë mjaft situata e sigurisë në veri të Kosovës. Para zgjedhjeve duhet të dorëzohet lista për zgjedhjet. Prandaj, dalja në zgjedhje e serbëve do të varet nga presioni, i cili eventualisht do të ushtrohet mbi njerëzit, të cilët do t’i dorëzojnë listat”, ka thënë Miletiq.
Në anën tjetër, Sadri Ferati, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka theksuar se Bashkësia e Komunave serbe në Kosovë do të formohet pavarësisht numrit të serbëve që do të dalin në zgjedhje.
Megjithatë, ai i ka inkurajuar serbët të marrin pjesë në këto zgjedhje, në mënyrë që legjitimiteti i tyre të jetë më i madh, ndërkaq, sipas tij, humbës do të jenë vetëm ata që përfaqësojnë krimin në atë pjesë të vendit.
“Me ligjet e Kosovës nuk është e përcaktuar përqindja e daljes në zgjedhje për të krijuar legjitimitet. Kështu që edhe 5 për qind e qytetarëve nëse dalin në zgjedhje, atje do të formohen komunat. Mirëpo, atëherë duhet qytetarët dhe liderët lokalë të pyeten se a e meritojnë 5 për qind të legjitimitetit".
"Nga ana tjetër, cila është alternativa? Çka një ditë pas zgjedhjeve? Nuk do të jenë strukturat paralele, nuk do të funksionojnë këto komuna. Mirëpo, ministria përkatëse do të përcaktojë administratorë. Prandaj, nuk ka dilemë se atje do të instalohen institucionet”, është shprehur Ferati.
Nenad Radosavljeviq, politikan nga Leposaviqi, ka shprehur mendimin se serbët e veriut të Kosovës do të dalin në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit:
“Shteti i Serbisë, i cili deri më tash ka drejtuar serbët, është i detyruar që në mënyrë të qartë dhe të zëshme t’i ftojë serbët e veriut që të dalin në zgjedhje. Nëse për ndonjë arsye ata nuk do të dalin në zgjedhje, Serbia do të jetë përgjegjëse dhe fajtore, ndërkaq, një gjë e tillë në këtë moment në asnjë mënyrë nuk i konvenon asaj”.
Ndryshe, Petar Miletiq, ka shprehur mendimin se gjatë dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ekziston gjithmonë mundësia që njëra palë të fitojë diçka, e tjetra të humbë.
“Mendoj se me marrëveshjen për pagesën e sigurimeve në vendkalimet kufitare, kanë humbur edhe shqiptarët edhe serbët, ndërkaq kanë fituar vetëm shtëpitë e sigurimeve. Në anën tjetër, me librat e amzës kanë fituar të dyja palët. Kur bëhen bisedimet është e mundur që të humbin ose fitojnë të dyja palët”, ka thënë Miletiq.
Por, deputeti Ferati ka theksuar se dialogu është mjet për tejkalimin e problemeve në tërë territorin e Kosovës.
“Marrëveshja është një kompromis. Nuk do të kisha thënë se ne mund tani të themi se kush ka humbur ose kush ka fituar, sepse në mes të procesit ose në fund të procesit do të shihet se kush ka fituar më shumë. Unë e di që qëllimi ka qenë që të fitojnë të gjithë”, ka theksuar Ferati.
Ferati, gjithashtu, ka shtuar se nga zbatimi i marrëveshjes do të varet nëse kjo marrëveshje e arritur nga kryeministrat Thaçi dhe Daçiq, do të konsiderohet historike.