Flamuj të shumtë, shtetëror dhe të vendeve mike të Kosovës, janë vendosur nëpër rrugët dhe sheshet e kryeqytetit, me rastin e ditës së çlirimit të Prishtinës nga forcat serbe 14 vjet më parë.
Me ketë rast janë organizuar disa aktivitete. Në një akademi solemne, kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa tha se Prishtina 14 pas çlirimit ka ndryshuar dukshëm.
Ai theksoi se sakrifica e shumë dëshmorëve që kurrë nuk u nënshtruan para pushtuesit të huaj, bënë që qytetarët e vendit jo vetëm të ndihen krenarë, por edhe të jenë të përgjegjshëm për veprat e lirisë, demokracisë dhe shtetësisë së Republikës e Kosovës.
“Përvjetori i çlirimit të Prishtinës shënon fundin e një epoke të gjatë të përpjekjeve tona për liri që u kurorëzuan suksesesh me sinergjinë e një lëvizjeje aktive paqësore që simbolizohet me ideologun dhe arkitektin e platformës së pavarësisë dhe të jetës shumë partiake në Kosovës dhe luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Mustafa.
Mustafa tha se kryeqyteti i Kosovës dhe fshatrat përreth kanë ndryshuar shumë si në aspektin ekonomik dhe atë infrastrukturor.
“Ndryshime të mëdha sot duken në Prishtinë. Në objektet e infrastrukturës rrugore, në atë shkollore, shëndetësore dhe të sportit...Është punuar në të gjitha pjesët e qytetit dhe në të gjitha fshatrat. Është arritur që të barazohen kushtet e jetesës në pjesën urbane dhe rurale dhe janë siguruar parakushtet që të shfrytëzohen shumë më mirë resurset me të cilat disponon qyteti ynë dhe komuna jonë".
"Po ashtu kemi krijuar kushtet shumë më të mira në sektorin privat dhe për sektorët e ndryshëm të cilët do të mbështesin punësimin dhe zhvillimin më dinamik ekonomik të Kosovës”, deklaroi Musatafa.
Me rastin e kësaj dite, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është nderuar me çmimin “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, dhe i është dhënë një kopje e artefaktit hyjnesha në fron, e cila është simbol i trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore e qytetit të Prishtinës.
Kryebashkiaku Basha, pas marrjes së çmimit, theksoi se koha e kombit shqiptar ka ardhur që të ulen institucionalisht në tryezën evropiane, por për ketë tha ai se duhet të punojnë të gjithë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
“Tirana po ndryshon dhe segment pas segmenti po kthehen në një qytet modern dhe evropian, dhe kështu e shoh e ndjej dhe e prek se po ndodhë edhe në Prishtinë. Ne po integrojmë me sukses kulturën tonë të lashtë dhe shumë të veçantë më trendin kozmopoliti të kohërave globale që po jetojmë".
"Duke ju falënderuar edhe një herë për këtë nder të veçantë që më bëtë, ju garantoj se do ta barti atë me krenari dhe me vlerësimin më të lartë. Për mua personalisht dhe përmes meje Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, ky vlerësim do të jetë një frymëzim i thellë”, tha Basha.
Në këtë akademi ka folur edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës për zonën e Llapit, Rrustem Mustafa.
Ai me ketë rast ka kërkuar nga të gjithë që të ketë respektim më të madh të ligjeve.
Me rastin e kësaj dite, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vizituar Komunën e Prishtinës ku është takuar me kryetarin Isa Mustafa.
Jahjaga ka thënë se “kjo është datë e veçantë në historinë e kryeqytetit, por edhe gjithë Kosovës, dhe është sublimim i të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave të gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci”.
Ndryshe, qytetarët konsiderojnë se 14 pas çlirimit të kryeqytetit, Prishtina ka ndryshuar dhe po ndryshon për të mirë.
“Me shërbime jemi të kënaqur deri diku, mund të jetë edhe më mirë por nuk është keq. Dita ditës po ka përmirësime”, tha Besa Rafuna një qytetare nga Prishtina.
Kurse Naime Osmani tha:
“Vij nga fshatrat e pjesës veriore të Prishtinës, dhe të gjitha shërbime ju ofrohen banoreve si në qytet brenda ashtu edhe në fshat”, tha Osmani.
Njëmbëdhjetë qershori në Kosovë shënohet si dita e çlirimit të Prishtinës nga ish-forcat serbe të sigurimit. Dita e çlirimit të Kosovës ndërkaq shënohet me 12 qershor.