Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës presin që Kuvendi i Kosovës të nxjerrë një rezolutë me të cilën duhet të angazhojë Qeverinë e Kosovës që të merret më konkretisht me problemet që kanë shqiptarët e Luginës.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha për Radion Evropa e Lirë se tash është koha që institucionet e Kosovës të merren seriozisht me çështjen e Luginës së Preshevës.
“Parlamenti i Republikës së Kosovës, duhet të sjellë rezolutë shumë të qartë, absolutisht shumë të qartë. Duhet të ngarkojë Qeverinë e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë kryeministrin Hashim Thaçi, që të rinisë bisedimet me Beogradin zyrtar tani më me pikën e cila i përkushtohet Luginës së Preshevës”.
“Sepse pajtueshmëri e madhe është arritur dhe është vënë një nënshkrim mbi një dokument për realizimin e të drejtave të serbëve në Kosovë. Dhe tani në të njëjtën masë, duhet të angazhohet edhe kryeministri Thaçi për shqiptarët e Luginës aq sa është angazhuar edhe kryeministri Daçiq për serbët në Kosovës, dhe kjo është shumë e drejtë”, tha Mustafa.
Mustafa tha se pala kosovare tanimë i ka dyert e hapura për të lobuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sipas tij, në ketë drejtim, nuk mund dhe nuk duhet të ketë pengesa as nga bashkësia ndërkombëtare.
Mustafa madje konsideron se mospërmirësimi i gjendjes së të drejtave të shqiptarëve në Luginë mund ta përkeqësojë gjendje në rajon.
“Sepse në rajon dhe dy shtete fqinjë të ekzistojnë standarde të ndryshme të realizimit të të drejtave të pakicave nacionale është palogjikshme. Është një moment kohor kur sjell destabilitet në rajon, kur sjell pakënaqësi në rajon, dhe kur nuk mund të konsiderohet se tanimë janë krijuar kushte për këto shtete fqinje të hyjnë në BE”, theksoi Mustafa.
Të rëndësishme seancën e Kuvendi të Kosovës, ku do të flitet për shqiptarët e Luginës dhe të drejtat e tyre e ka vlerësuar edhe Shaip Kamberi, nga Partia për Veprim Demokratik.
Ai deklaroi se subjektet politike shqiptare në vazhdimësi kanë kërkuar që institucionet kosovare të jenë më aktive kur bëhet fjalë për të drejtat e tyre.
“Nevojitet që kjo çështje të mos mbetet vetëm në një seancë të kuvendit, por me një angazhim më të madh edhe të qeverisë edhe institucioneve të tjera e ministrive përkatëse që më drejtpërdrejt të kontribuojnë në përmirësimin e pozitës se shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha Kamberi.
Me i iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbështetur edhe nga deputetët, Kuvendi i Kosovës të premten pritet të zhvillojë një debat lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës në vazhdimësi kanë kërkuar nga autoritetet serbe që në mënyrë urgjente t’i zgjidhin problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kur ndër kërkesat kryesore kanë qenë zgjidhja e çështjeve të sigurisë, atyre ekonomike, të përdorimit të gjuhës dhe simboleve, decentralizimi i gjykatave e të tjera.
Ndryshe, derisa shqiptaret në Luginën e Preshevës kanë kërkuar që të trajtohen si serbët në Kosovë, autoritet serbe kanë thënë se “shqiptarët në jug të Serbisë janë qytetarë me të drejta të plota” dhe se “duhet ndaluar me tërheqjen e paraleleve me veriun e Kosovës”.