Po vazhdojnë hamendjet nëse janë përdorur ose jo armët kimike në Siri.
Ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar Ja’afari, ka përsëritur thirrjet e qeverisë së tij, që OKB-ja të dërgojë ekspertët, të cilët tash janë mbledhur dhe po presin në Qipro, që të hetojnë pretendimet se kryengritësit kanë përdorur armët kimike në muajin mars në Alepo.
“Qeveria siriane ende është e gatshme që të pranojë ekipin hetues madje edhe brenda më pak se 24 orëve”, u shpreh Ja’afari.
Qeveria siriane dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e armëve kimike në sulmet në Alepo në muajin mars, si dhe për një sulm tjetër në Homs në muajin dhjetor.
Siria dëshiron që ekipi i OKB-së të kryejë hetime në Alepo, por sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, dëshiron që ekipi të hetojë të dyja rastet. Ky mospajtim ka bërë që ekipi të ngujohet në Qipro.
Bashar Ja'afari akuzoi gjithashtu “grupet e armatosura terroriste” për përdorimin e armëve të dyshimta kimike në qytetin verior Saraqeb këtë të hënë.
Ai theksoi se SHBA-ja dhe Britania, po përpiqen që të njollosin qeverinë e Damaskut.
”Qeveria siriane gjithnjë ka theksuar në Damask sikurse edhe këtu, se nuk do të përdorte armë kimike, po qe se do t’i posedonte ato, kundër popullit të vet”, u shpreh Ja’afari.
Më herët, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se ka dëshmi se armët kimike janë përdorur gjatë konfliktit dyvjeçar të Sirisë. Por, Obama tërhoqi vërejtjen se nuk ishte e qartë se kur dhe nga kush janë përdorur ato.
Ai përsëriti se përdorimi i armëve kimike do të ishte një “ndryshues i rregullave të lojës”, por tërhoqi vërejtjen se çfarëdo reagimi duhet të bazohet në “fakte”.
“Po qe se nxitojmë të nxjerrim përfundime pa prova efektive, do ta gjejmë veten në një pozicion, ku nuk do të mund ta mobilizojmë komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen që na duhet. Mund të ketë kundërshti nga disa njerëz në rajon, që kanë simpati për opozitën, po qe se ne ndërmarrim aksione”, theksoi Obama.
Ai tha se e ka pyetur Pentagonin, që të hartojë “spektër të opsioneve", po qe se zbulohen fakte të forta se regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad, ka përdorur armë kimike ndaj civilëve.(a.isufi)