Ndërlidhjet

Obama: Siria përdori armë kimike


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama tha të martën se SHBA-të, kanë dëshmi se në Siri janë përdorur armë kimike, por jo të mjaftueshme sa për të inicuar veprime.

Në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë ka përsëritur sikurse edhe më parë se përdorimi i armëve kimike ”ndryshon rregullat e lojës”, por ai tha se për veprim konkrete kundër përdorimit të armëve kimike, së pari duhet siguruar "faktet”.

Ai tha se “ngutja për të nxjerr gjykim” do të mund të rrezikonte bashkëpunimin e aleatëve të SHBA-së dhe të komunitetit ndërkombëtar në ndonjë reagim që mund të ndërmerret.

Ai tha se e ka pyetur Pentagonin, që të hartojë “spektër të opsioneve", po që se zbulohen fakte të forta se regjimi i presidentit sirian Bashar al Assad, ka përdorur armë kimike ndaj civilëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG