Autoritetet në Prishtinë paralajmërojnë Beogradin se organizimi eventual i referendumit edhe në territorin e Kosovës do të përbënte një veprim antikushtetues.
Ndërsa pranojnë se Kosova ka pak mundësi dhe kapacitete që të pengojë mbajtjen e këtij referendumi, sidomos në pjesën veriore, zyrtarët në Prishtinë thonë se një veprim i tillë i Beogradit do të përbënte një vazhdimësi të ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë.
Reagimet në Prishtinë pasojnë paralajmërimet nga Beogradi se të martën, mund të merret vendimi që të shpallet eventualisht data e mbajtjes së referendumit për dhe kundër marrëveshjes së arritur me Prishtinën përfshi edhe territorin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka rikujtuar Serbinë se mbajtja eventuale e referendumit brenda territorit të Kosovës do të ishte një veprim antikushtetuese.
Ai është shprehur i rezervuar nëse Kosova ka kapacitete që të ndalojë mbajtjen e tij. Por ka thënë se është me rëndësi që efektet e tij të jenë të papranueshme.
“Me Kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës, nuk lejohet që një shtet të mbajë referendum në shtetin tonë. Mbajtja e tij është vështirë për tu penguar, por e rëndësishme është që Bashkësia ndërkombëtare të mos e njehë rezultatin e ati referendumi që mbahet në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.
Kundër mbajtjes së referendumit është shprehur edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini. Mirëpo, edhe deputeti Gjini ka rikujtuar se Kosova do ta ketë të vështirë që ta pengojë këtë referendum nëse ai do të shpallet që të mbahet edhe në Kosovë.
“Të gjithë po jemi të kujdesshëm me fjalorin politik. Unë po them se nuk guxon të lejohet kurrfarë referendumi legal i shpallur nga cilido vend tjetër. E sa ka Kosova mjete fizike ta pengojë, ajo është pyetje tjetër. Mirëpo, legaliteti i çfarëdo referendumi që mbahet në Kosovë duhet t’i referohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Gjini.
Pavarësisht kundërshtimeve të Prishtinës zyrtare, vendimi për mbajtjen e referendumit në lidhje me marrëveshjen Thaçi – Daçiq, mund të merret të martën, kur serbët e komunave veriore pritet të zhvillojnë edhe një takim me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Serbisë.
Kreu i qeverisë serbe u ka kumtuar tashmë liderëve të komunave veriore vendimin se nëse referendumi është kërkesa e tyre përfundimtare, ai do të shpallet, përfshi edhe territorin e Kosovës.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq u ka thënë mediave në Beograd se referendumi mund të mbahet në një afat prej 15 ditëve, ngase ai nuk guxon të shtyhet pasi që do të rrezikonte marrjen e datës së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Ne nuk mundemi tani që të punojmë disa muaj për mbajtjen e këtij referendumi dhe ndërkohë të mos bëjmë asgjë për zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, Serbia nuk ka për qëllim që të fshihet pas këtij referendumi për të mos e zbatuar marrëveshjen, por se mbajtja e tij ka për qëllim krijimin e unitetit në lidhje me marrëveshjen.
Mbajtjen eventuale të referendumit serb edhe në Kosovë e ka kundërshtuar edhe zyra e presidentes, Atifete Jahjaga.