Marrëveshjes së arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, më 19 Prill, nuk i mungon asgjë që të jetë historike. Ishte sukses i madh për shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila i ndërmjetësoi dhjetë runde rraskapitëse të bisedimeve ndërmjet liderëve të dy palëve, shkruan në fillim të artikullit javorja londineze, Economist.
Kjo demonstron se joshja me zgjerimin e Bashkimit Evropian, ende është e fuqishme që njerëzit dhe vendet t’i bëjnë gjërat, të cilave, në të kundërtën do tu rezistonin.
Marrëveshja ishte arritur gjatë negociatave nga njerëzit, e kaluara e të cilëve fuqishëm sugjeronte se ata nuk ishin të gatshëm për kompromis.
Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisë, ishte zëdhënës i Sllobodan Millosheviqit, liderit serb, që shkoi në luftë në Kosovë në vitin 1998 dhe luftoi kundër NATO-s atje në vitin 1999.
Partner i tij ishte Aleksandar Vuçiq, zëvendëskryeministër i Serbisë, dikur nacionalist ekstrem.
Në anën tjetër ishte Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës dhe ish lider i kryengritësve kundër serbëve, shkruan Economist.
Prej se e kanë arritur marrëveshjen, të gjithë janë akuzuar për tradhti dhe bile kanë marrë kërcënime me vdekje. Por, dëshmitë sugjerojnë se pjesa më e madhe e serbëve dhe shqiptarëve, u besojnë liderëve të tyre se kanë bërë gjë të drejtë.
Kosova, me popullatë me shumicë të madhe shqiptare, e shpalli pavarësinë nga Serbia, në vitin 2008.
Serbia ende nuk e njeh Kosovën, por esenca e marrëveshjes së fundit është kjo: Serbia e pranon autoritetin e qeverisë së Kosovës, në gjithë Kosovën, ndërsa Kosova jep një autonomi në përmasë të gjërë për serbët, që jetojnë në pjesën veriore, shkruan Economist.
Po ashtu, forcat e armatosura të Kosovës, që po lindin, nuk do të vendosen në veri.
Por liderët e 45 mijë serbëve, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, nuk janë të kënaqur.
Prej vitit 1999, kur përfundoi Lufta e Kosovës, ata kanë jetuar në masë të madhe jashtë autoritetit shtetëror. Ka lulëzuar kontrabanda, shkruan Economist, dhe shton se në vitin 2012, ata kanë votuar në një referendum kundër çfarëdo lidhjeje me Kosovën. Shumë do të kishin preferuar ndarjen formale, ashtu që veriu legalisht t’i bashkohej Serbisë, e jo marrëveshjen që i obligon ata.
Por, atyre qeveria e Serbisë do tu thotë që të bashkëpunojnë; ata ndoshta do të arrijnë në pikën ku do të shohin avantazhe, po ashtu. Do të mbahen zgjedhjet në katër komuna veriore. Pas konsituimit, ato do të vazhdojnë të marrin para nga autoritetet e Serbisë për arsim dhe shëndetësi, dhe për shërbimet e tjera publike, por do të marrin edhe subvencione nga qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian.
Në fund, zonja Ashton arriti të menaxhoj marrëveshje, pasi ajo kishte diçka për të ofruar. Tri ditë pas përafrimit të marrëveshjes, Komisioni Evropian u rekomandoi qeverive të vendeve anëtare të BE-së, që Serbisë në qershor mund t’i jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Kjo do të mund të ndodhte në përvjetorin e Betejës së Kosovës në vitin 1389.
Implementimi do të jetë kritik, megjithatë, Bundestagu gjerman duhet të pajtohet për fillimin e negociatave. Komisioni, po ashtu, ka rekomanduar bisedime formale për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit për Kosovën, që është shkallë preliminare në procesin e pranimit, shkruan Economist.
Por, marrëveshja u bë derisa ndjenja e stagnimit është e pranishme në gjithë Ballkanin. Në kuptimin e pranimit në BE, masat e mira për gjendjen e reformave brenda secilit vend, në Bosnjë e Shqipëri, duket se janë bllokuar.
Me ngarkesën e mospajtimit të vazhdueshëm me Greqinë lidhur me emër, Maqedonia ka lëvizur vetëm pak përpara.
Kroacia do t’i bashkohet BE-së më 1 Korrik, ndërsa Mali i Zi së paku po bënë njëfarë progresi. Suksesi i Zonjës Ashton tash duhet të ndihmoj për largimin e atmosferës së zymtë ballkanike, shkruan në fund të artikullit javorja londineze, Economist.