Anzor Tsarnaev, i ati i të dyshuarve për sulmet me bomba në maratonën e Bostonit, Dzhokhar dhe Tamerlan Tsarnaev, ka thënë se ata ishin viktimë e “nxitjes së qartë”.
Anzor Tsarnaev thotë se nuk ka prova që i lidhin djemtë e tij me sulmin në Boston, më 15 prill, nga i cili u vranë tre dhe u plagosën 176 vetë.
Në bisedë për Radion Evropa e Lirë dhe agjencinë AP, ai theksoi se akuzat kundër djemve të tij “nuk kanë kuptim”.
“Asgjë nuk ka kurrfarë kuptimi. Mënyra se si shërbimet e fshehta amerikane vepruan nuk kanë kuptim, ashtu sikur që nuk ka kuptim veprimi i policisë. Ata nuk kanë video pamje, asgjë. Përse ata e kanë thirrur djalin? Për më tepër, ata e kanë mbajtur atë nën mbikëqyrje derisa ai do ta kalonte gjithë kohën me të dashurën e tij. Ata është dashur ta dinin shumë mirë se me kë ai kishte kontakt, nëse ka pasur diçka dyshuese".
"Sa i përket eksplozivit, a mendoni se është lehtë të gjeni eksploziv në Boston? Vetë policia e ka ndaluar saktësisht atë lloj të eksplozivit që shpërtheu atje. Kjo thjeshtë nuk ka kuptim. Ata thjeshtë e kapën një djalosh çeçen. Përse? Kjo ishte nxitje e pastër”, tha Anzor Tsarnaev.
Nëna e të dyshuarve, Zubeidat Tsarnaeva, për sulmet me bomba në maratonën në Boston, po ashtu ka thënë se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se janë “nxitur” nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara.
Zubeidat Tsarnaeva tha se djali i saj Tamerlan “ishte i kontrolluar” nga agjencia FBI për pesë vitet e fundit.
Nga ana tjetër, një faqe e Internetit e shfrytëzuar nga një lëvizje e rezistencës në Kaukazin Verior të Rusisë, e ka publikuar një deklaratë në të cilën thotë se kjo lëvizje nuk ka lidhshmëri me sulmin me bomba në maratonën në Boston, më 15 prill.
Guvernatori i Masaçusetsit, Deval Patrick, tha se në një video vëzhguese nga sulmi në Boston, shihet Dzhokhar Tsarnaev, duke e hedhur trastën e vet dhe në mënyrë të qetë ka vazhduar të largohet nga ajo para se bomba brenda të eksplodonte.
Duke folur në rrjetin NBC, zoti Patrick tha “është krejtësisht e qartë për involvimin e tij dhe kjo ishte mjaft frikësuese”.
Nga ana tjetër, prefekti i Bostonit, Tom Menino, tha se autoritetet ndoshta kurrë nuk do të jenë në gjendje ta marrin në pyetje të dyshuarin Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeçar, i cili gjendet në spital në gjendje serioze shëndetësore. Ai i kishte ikur policisë për 24 orë.
Zoti Menino i tha rrjetit NBC se Tsarnaev ishte në gjendje “shumë serioze” në një spital në Boston, pasi ishte zënë nga policia të premten vonë dhe se “nuk dihet nëse ndonjëherë do të kemi mundësi ta marrin në pyetje këtë individ”. (f. b.)