Ndërlidhjet

Sulmet në Boston: Asnjë i arrestuar


Boston, 15 prill 2013.
Boston, 15 prill 2013.
Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se imazhet e së paku një të dyshuari potencial në lidhje me sulmet në Maratonën e Bostonit, janë kapur nga një video-incizim.

Megjithatë, ato nuk janë bërë ende publike, ashtu siç nuk është bërë as ndonjë arrestim.

Nga sulmet e 15 prillit në Boston kanë humbur jetën tre njerëz, ndërsa janë plagosur mbi 170 të tjerë.

FBI, të mërkurën, ka hedhur poshtë disa raporte të mediave për arrestimin e një të dyshuari.

Agjencia po ashtu ka anuluar konferencën e planifikuar për media në lidhje me hetimet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet të vizitojë sot Bostonin, për të nderuar viktimat e sulmeve më të këqija terroriste kundër civilëve amerikanë që nga 11 shtatori, 2001.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG