Veprimtari i njohur kosovar Adem Demaçi, duke folur për dialogun Prishtinë – Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia për shumë vjet është duke gabuar me politikën e saj ndaj shqiptarëve.
Sipas tij, edhe refuzimi i fundit për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, e ofruar nga Brukseli, pala serbe ka gabuar, pasi pretendon në disa çështje që janë të paarritshme.
“Serbia ka gabuar, në vend se me shqiptarët ta çojë një politikë krejt ndryshe. Edhe tash po mundohet të bëjë diçka që të arrijë atë çka po kërkon. Ajo çka po kërkon është një Republika Sërbska brenda Kosovës. Edhe Evropa nuk është më e krisur, i ka bërë lëshime një shteti që nuk është mirënjohës fare...se vet plani Ahtisari për ne është katastrofë”, thotë Demaçi.
Demaçi, konsideron se shteti serb me politikën e tij, në radhë të parë është duke e ngufatur popullin e vetë dhe të ardhmen e tyre.
“Do të thotë kjo është një vetëvrasje e popullit të vetë dhe një mospërfillje e madhe ndaj vetë Evropës, edhe pse Evropa e meriton t’ia bëjë kështu, se e zgjatën shumë me këto lëshime që po ja bëjnë Serbisë. Serbia është ajo që i ka bërë 100 të zeza, jo tash por historikisht që kur është formuar. Gjithmonë ka krijuar probleme për gjithë botën”, shprehet Demaçi.
Duke folur për marrëdhëniet e Rusisë me Serbisë, Demaçi thotë se kjo e fundit nuk e ka më si më parë mbështetjen e Rusisë.
Populli serb nuk do të dëgjojë për ruset, pavarësisht që kishat e të tjerët mundohen ta paraqesin Rusinë si mbështetëse, po as Rusia, nuk është e gatshme të shkojë deri në fund të luftojë për ta, thotë Demaçi.
“Deri tash ata e rrejtën opinionin, 'po, po, do të bëhet, do të rregullohet, do ta arrijmë, do të fitojmë, do ta bindim Evropën'. Tash po del puna se opinioni duhet të njihet që po i pret një vendim, jo shumë i favorshme për ta. Edhe pse po them se këta assesi në humbje nuk janë, se vetëm projekti i Ahtisarit, Serbisë i ka dhënë aq shumë, sa që neve do ta na nxjerr telashe të gjata dhe të shumta edhe me këto komunat që i kemi, se kanë të drejt ata të përzihen e investojnë e kanë shumë të drejta që u ka dhënë Ahtisari”, vlerëson Demaçi.
Ai tha se populli serb, deri sa informohet për gjithçka vetëm nga mediat vendore, nuk mund të dijë, për atë se çka po ndodh në botë, prandaj sipas veprimtarit Demaçi, ai popull po vuan nga lufta për pushtet e udhëheqësve të tyre.
“Këta janë duke e bërë ketë punë për pushtet të vetin, është luftë për pushtet. Ajo është deformuar krejtësisht, nuk janë duke e shikuar interesin e Serbisë. Kështu që ata nuk e dinë të vërtetën sa duhet. Po tash s’ka qare pa e ditur të vërtetën sa duhet”, deklaron Demaçi.
Ai konsideron se Kosova, në asnjë rast nuk duhet të bëjë kompromise të tjera në raste se kërkohet dhe behët presion nga Bashkësia Ndërkombëtare që të arrihet ndonjë marrëveshje me Serbinë.
“Kosova nëse e bën atë punë, këtu do të krijohet një situatë e pakënaqësisë së madhe. Evropës kanë për t’i dalë probleme me ne. Kanë për t’i dalë probleme edhe më Serbinë, se do t’i behët Serbia si Greqia që po e pengon kompletimin e Evropës".
"Kështu, që do t'ia shohin sherrin të gjithë edhe vetvetes; Serbia do t'ia sheh sherrin. Unë, mendoj që nuk do ta shtyjë Evropa, bile Evropa ndoshta më pak, po Amerika më shumë po insiston që të mos pranohet një gjë e tillë sepse Amerika e pa se çka ndodhi në Bosnje".
"Kështu që Amerika është ja që po i kupton pasojat shkatërruese, do të hapet një vatër e vërtetë në Ballkan. A qëllimi i Serbisë edhe është ta bëjë një Palestinë këtu edhe mandej Serbia të prodhojë armë e me shitë armë etj.” tha në fund Demaçi.