Fëmijët sot i ekspozohen ekranit rreth 4 orë në ditë. Ata këtë kohë e kalojnë duke shikuar televizorin, pranë kompjuterit apo lojërave të ndryshme elektronike, duke shikuar në ekrane.
Sipas sociologëve, pasojat e të parët shumë televizor, veçanërisht të pamjeve filmike të dhunshme, joadekuate për moshën e fëmijëve, mund të jenë negative dhe të manifestojnë edhe agresivitet në të ardhmen.
Radio Evropa e Lirë ka intervistuar disa fëmijë, të cilët thonë se pa lojërat e ndryshme elektronike, apo shikimin e televizorit, ata nuk e kalojnë asnjë ditë.
Dea Kahrimani, 12 vjeçe, thotë se përafërsisht 4 orë në ditë i kalon pranë ekraneve si TV, Ipad apo Iphone.
"Unë jam në shkollën fillore 'Ismail Qemali', në klasën e shtatë. Zakonisht i kemi nga 6 orë në shkollë, dhe i kaloj disi ato orë, por gjithsesi gjatë asaj kohe më shkojnë mendtë te lojërat elektronike, sepse unë mendoj se gjenerata ime jemi të varur nga to dhe dëshirojmë edhe të informohemi përmes internetit".
"Gjithashtu, shikojmë edhe serie në gjuhën angleze dhe e mësojmë edhe gjuhën. Zakonisht, luajmë me Ipad dhe Iphone. Në Ipad shikoj lajmet e fundit që kanë të bëjnë me këngëtarët që i adhuroj si Rihana , Justin Bieber etj. Gjatë ditës i kaloj 2 orë në Ipad dhe 2 orë pranë ekranit televiziv", thotë Dea.
Edhe Andi, 7 vjeç, thotë se kalon shumë kohë para televizorit, kompjuterit dhe Ipad-it.
"Unë jam në klasë të parë në shkollën 'Meto Bajraktari'. Unë luaj në Ipad dhe Iphone dhe në televizor shikoj shumë kanale si Bang Bang, Çufo dhe Junior TV.
Sa i përket lojërave, më pëlqejnë shumë, por Toka-poka është njëra nga lojërat që do ta veçoja", tregon Andi.
Mirëpo, sociologia Linda Gusia thotë se problemi i ekspozimit të fëmijëve pranë ekraneve, te ne është problematikë, meqë, sipas saj, nuk janë të kontrolluara as lojërat, e as programet televizive, dhe nuk janë të përshtatura për moshat e caktuara të fëmijëve, derisa shton se te fëmijët kjo çështje nuk ndikon në mossocializim.
"Qëndrimi pranë televizorit te fëmijët, mendoj se ndikon në mungesë socializmi, edhe pse mendoj se sot fëmijët po socializohen me televizor dhe nëpërmes tij po i mësojnë rregullat dhe normat e shoqërisë".
"Problemi te ne është se nuk janë të kontrolluara, as lojërat, e as programet televizive dhe nuk janë të përshtatura për moshat e caktuara të fëmijëve. Studimet që janë bërë jashtë Kosovës, sepse te ne nuk ka pasur studim të tillë, kanë rezultuar me faktin që fëmijët që kalojnë shumë kohë para TV-së dhe fatkeqësisht në Amerikë, statistikat e fundit tregojnë se para një mjeti teknologjik fëmijët kalojnë 4 orë, si TVm, kompjuteri, telefoni, lojërat e ndryshme".
"Po besoj që edhe në Kosovë është e ngjashme koha që kalojnë fëmijët, e që mund të ketë pasoja të ndryshme. Një pasojë që është hulumtuar më së shumti është relacioni, lidhja mes shikimit të dhunës në televizor dhe adaptimi ndaj dhunës dhe fëmijët fillojnë të bëhen të dhunshëm duke parë dhunë. Dhuna prezantohet si diçka qesharake dhe ata nuk i shohin pasojat e dhunës, dhe krijohet njëfarë tolerance ndaj saj", vlerëson Gusia.
Edhe prindërit e fëmijëve duken të jenë të shqetësuar për fëmijët e tyre duke parë se sa shumë kohë kalojnë fëmijët pranë ekraneve.
Dardan Shala, prind thotë se së fundmi ka ndryshuar dinamika e jetës, andaj prindërit nuk kanë shumë kohë t'u kushtojnë fëmijëve të tyre, derisa fëmijët kalojnë shumë kohë duke parë televizor apo duke luajtur lojëra të ndryshme elektronike.
"Unë mendoj që sot, fëmijët shumë kohë u kushtojnë lojërave elektronike dhe TV-së dhe mendoj se kjo është shumë e dëmshme. Por, mendoj se dinamika e jetës ka ndryshuar dhe prindërit nuk kanë shumë kohë t'u kushtojnë fëmijëve dhe ata, një pjesë shumë të madhe të kohës e kalojnë pranë ekraneve, që mendoj se kurrsesi mund të mos jetë e dëmshme nëse qëndrojnë shumë gjatë", thotë Dardani.
Në anën tjetër, sociologia Linda Gusia flet edhe për anët pozitive të kompjuterit.
"Këto mund të përdoren edhe për të mirë, natyrisht. Derisa fëmijët, për shembull, që kalojnë kohë para kompjuterit, janë më të shkathët në përdorimin e tij dhe këtu duhet të bëhet një lidhje mes sistemit arsimor dhe përdorimit të kompjuterit. Atë mund ta përdorësh si mjet dhe mos ta lsh kompjuterin të të përdorë ty, por fëmijët ta përdorin për detyra, si hulumtimet e ndryshme dhe ta kalojnë kohën në kompjuter me më efektivitet, e jo të përdoret vetëm për lojëra", sqaron Gusia.
Sidoqoftë, temë debati në shumë vende botërore ka qenë ekspozimi i tepërt i fëmijëve ndaj mjeteve teknologjike, duke u vlerësuar shpeshherë si i dëmshëm.