Ka përfunduar pa marrëveshje rrethi i shtatë i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Megjithatë, si Hashim Thaçi, ashtu edhe Ivica Daçiq, kanë thënë se është shënuar përparim.
Për herë të parë, bartësit e dialogut, së bashku me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, kanë dalë në konferencë të përbashkët për gazetarë.
Bisedimet kanë zgjatur rreth 12 orë dhe janë zhvilluar me pauza të shkurtra.
“Ne kemi qenë së bashku nga ora 10:30, me qëllim që të bëjmë përparimin, të cilin e kemi bërë. Është mendimi im personal se jemi shumë afër zgjidhjes për disa çështje shumë të rëndësishme, në lidhje me veriun e Kosovës”, ka thënë Ashton, e cila ka falënderuar dy kryeministrat për angazhimin e tyre.
Ashton ka thënë se tani “është koha e konsultimeve” për atë që “është diskutuar dhe do të zbatohet në terren” dhe ka konfirmuar se takimi i radhës do të mbahet më 2 prill.
Në adresimin për gazetarë, Thaçi dhe Daçiq kanë thënë po ashtu se është shënuar përparim. Kanë pranuar se ka qenë një ditë e gjatë diskutimesh për çështje të ndjeshme dhe të vështira.
“Kemi pasur takim maratonik gjatë gjithë ditës dhe takim jo të lehtë. Por, ai është zhvilluar në një atmosferë pozitive dhe konstruktive. Mund të konfirmojmë se është arritur një progres në disa çështje që janë adresuar. Nuk mund të them se jemi shumë afër ose larg, por jemi në rrugë të drejtë”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, duke shfaqur shpresën se në ditët e ardhshme do të ndodhë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve.
“Kosova është e përkushtuar për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Kemi humbur shumë kohë si dy vende dhe dy popuj në kuptimin e kalimit të gati një shekulli të armiqësisë dhe konfrontimit, prandaj dua të besoj se po hapet kapitulli i bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe perspektivës euroatlantike për krejt rajonin”, ka thënë Thaçi.
Homologu i tij, në anën tjetër, ka thënë se Serbia ëshë e përkushtuar për dialog, "jo për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, por për të gjetur zgjidhje".
“Për të arritur zgjidhje, duhet shumë mund, duhet të respektohen interesat e të dyja palëve”, ka thënë Ivica Daçiq.
Sipas tij, propozimi i Serbisë për asociacionin e komunave serbe në Kosovë është “mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit të institucioneve paralele në këtë vend”.
Beogradi do kompetenca ekzekutive për këtë organ, por Prishtina kundërshton fuqishëm.
“Nuk mund të themi se jemi as afër as larg marrëveshjes, se situata ndryshon në çdo moment. Ka ende dallime sa u takon komptenecave të asociacionit”, ka thënë Daçiq, për të theksuar se vendi i tij nuk do të luajë asnjë lojë, as me BE-në, as me përfaqësuesit e Prishtinës.
“Nëse duam zgjidhje, duhet të jemi të gatshëm për kompromis”, ka shtuar Daçiq.
Rrethi i shtatë i bisedimeve është zhvilluar në ditëlindjen e baroneshës Ashton, të cilën edhe Thaçi, edhe Daçiq, e kanë falënderuar për “festimin” e saj bashkë me ta.
Një “takim”, i rastësishëm ose jo, i pret sërish të enjten kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë. Ashton ka thënë se të dy ata, sipas të gjitha gjasave, do të udhëtojnë me të njëjtin aeroplan në Nju Jork, ku do të marrin pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për situatën në Kosovë.