Institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike në Kosovë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, udhëhiqen nga përfaqësues të partive në pushtet, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Sipas tyre, emërimi i fundit i dy anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës në krye të institucioneve të pavarura, dëshmon më së miri politizimin e këtyre ndërmarrjeve.
Të enjten, Kuvendi i Kosovës, pa votat e opozitës, zgjodhi Bedri Hamzën guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike.
Kurse, nga po e njëjta parti, muajin e kaluar Blerim Rexha është zgjedhur në krye të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ali Dragusha, anëtar i Këshillit Ekonomiko-Social, nga sindikatat e punëtorëve, thotë se institucionet e pavarura kanë mbetur vetëm teorikisht të pavarura, kurse në realitet, janë politizuar nga, siç thotë, të përkëdhelurit e klasës politike.
“Kur themi kështu bazohem në faktin se të gjitha bordet, të gjitha këto institucione që janë të pavarura, janë të ndikuara nga klasa politike. Nëse nuk je i përkëdhelur i klasës politike, absolutisht nuk ka mundësi që të jesh në krye të një institucioni të pavarur, siç janë bordet e ndërmarrjeve”, thotë Dragusha.
Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI, thotë se kjo çështje ka origjinë të vjetër, pasi cilado parti politike që ka qenë në pushtet, ka tentuar që militantët e vet t'i rehatojë në borde të institucioneve të pavarura dhe ndërmarrje publike.
Por, së paku, sipas tij, ato janë munduar në një formë të kamuflojnë një qasje të tillë. Kurse, tash thotë ai, nga Partia Demokratike kemi veprime të hapura në këtë fushë.
Selmanaj thotë se edhe në nivele komunale ndodh e njëjta gjë, edhe pse personat e tillë, thotë ai, nuk mund të jenë të pavarur në vendimarrje.
“Ne vlerësojmë se një qasje e tillë e politizimit, por edhe partizimit të këtyre institucioneve, jo vetëm që dëmton funksionalitetin e këtyre institucioneve, por dëmton kushtetutshmërinë në vend, dëmton ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe përfundimisht është e dënueshme. Si të tilla, unë mendoj që klasa jonë politike duhet të reflektojë që të përfundojë një qasje e tillë sa më shpejt që është e mundur", shprehet Selmanaj.
Këtë dukuri, Ali Dragusha e quan shqetësuese, pasi të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejtë në zvarritjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik. Madje, me këto veprime, sipas tij, po humbet pavarësia e Kuvendit të Kosovës.
“Në një formë, edhe kuvendet qoftë të nivelit lokal apo qendror, si organe kompetente që merren me zgjidhjen dhe emërimin e këtyre posteve, janë devalvuar tej mase, sepse paraprakisht dihet se kush zgjidhet, dhe nuk kanë kurrfarë ndikimi që të ndryshojnë diçka. Është humbur një pavarësi apo kompetencë e Kuvendit, si organ më i lartë, për vendosje në këtë drejtim”, vlerëson Dragusha.
Edhe Driton Selmanaj thotë se me këto veprime, Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një instrument të legalizimit të vendimeve që vijnë nga ekzekutivi.
“Kjo është e dëmshme, sepse po flasim për një pushtet, një ndër institucionet më të rëndësishme të vendit, i cili do të duhej të kishte kompetenca të kthente prapa edhe propozimet që vijnë nga ana e Qeverisë, e të cilat nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë”, konsideron Selmanaj.
Sipas Selmanajt, instalimi i kësaj forme të funksionimit të institucioneve, në perspektivë do të dëmtojë seriozisht ndërtimin e një demokracie funksionale në Kosovë.
Përfaqësues të shoqërisë civile edhe më herët kanë deklaruar se që nga marrja e kompetencave nga institucionet vendore për emërimin e anëtarëve të bordeve, ka pasur keqpërdorim dhe jo transparencë

Ne vlerësojmë se një qasje e tillë e politizimit, por edhe partizimit të këtyre institucioneve, jo vetëm që dëmton funksionalitetin e këtyre institucioneve, por dëmton kushtetutshmërinë në vend...