Ndërlidhjet

Bedri Hamza, guvernator i BQK-së, KDI-ja e konteston


 Bedri Hamza
Bedri Hamza
Në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza, është zgjedhur guvernator i ri i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Nga 67 deputetë sa kanë qenë në sallë, 58 nga ta kanë votuar për Bedri Hamzën.

Në kohën kur ka filluar përzgjedhja e guvernatorit, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tyre, me emërimin e Hamzës si guvernator, politizohet Banka Qendrore e Kosovës, apo siç është thënë, me emërimin e Bedri Hamzës, Banka Qendrore e Kosovës mund të quhet si Banka e Partisë Demokratike.

Ndaj zgjedhjes së Bedri Hamzës në postin e guvernatorit të BQK-së ka reaguar Instituti Demokratik i Kosovës.

Përmes një deklarate për media KDI ka shprehur shqetësim "ndaj vendimeve të fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vendosjen e anëtarëve me libreza partiake në krye të institucioneve të pavarura dhe shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës".

"Zgjedhja e sotme e zotit Bedri Hamza për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës është në kundërshtim të plotë me nenin 140 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili shprehimisht thotë se: 'Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur, i cili i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës'", thuhet në deklaratë.

Aty thuhet, po ashtu, se edhe neni 6 i Ligjitpër Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, ka përcaktuar pavarësinë dhe autonominë e këtij institucioni.

"Duke ditur që zoti Hamza për një kohë të gjatë është anëtar dhe faktor i rëndësishëm i Partisë Demokratike të Kosovës, zgjedhja e tij për guvernator të Bankës Qendrore cenon kushtetutshmërinë dhe konceptin themelor të institucioneve të pavarura. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ngjashëm vepruan edhe para disa javëve, kur zgjodhën anëtarin e Këshillit të përgjithshëm të PDK-së, zotin Blerim Rexha, për kryesues të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit", thuhet në deklaratën e KDI-së.

Bedri Hamza, ka qenë ministër i Financave, ku nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje në janar të këtij viti dhe që atëherë ende nuk është zgjedhur ministri i ri i Financave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG