Partitë politike shqiptare gjatë fushatës zgjedhore pothuajse tërësisht janë duke anashkaluar kulturën, duke u përqendruar fare pak në ngritjen e jetës kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë.
Salajdin Saliu, shkrimtar nga Tetova, thotë se kultura në plan-programet e partive politike është e vendosur vetëm “sa për sy e faqe, ndërkohë që aspak nuk investohet në këtë drejtim”.
“Po kalojnë pothuajse disa cikle të tëra zgjedhore dhe partitë politike pothuajse nuk shprehin kurrfarë interesi për kulturën, përderisa në anën tjetër, ne shohim se çka është duke bërë kryeministri Nikolla Gruevski , gjithë atë potencial e ka të drejtuar drejt kulturës. Edhe ngritja e busteve të projektit 'Shkupi 2014' sado që neve si shqiptarë nuk na konvenon është një investim shum I rëndësishëm për ngritjen e kulturës maqedonase”, thotë Saliu.
Ndërsa, Xhabir Ameti, publicist, konsideron se qeveria aktuale është duke investuar shumë në kulturë, por jo në formë proporcionale për të gjitha etnitetet.
“Ky investim që bëhet aktualisht në kulturë, nuk paraqet një kulturë të mirëfilltë, por mund të them se bëhet fjalë për një megalomani, e cila e ushqen nacionalizmin vetëm për njërën anë - atë maqedonase”, thekson Ameti.
Ai konsideron se edhe ai pak investim që bëhet në kulturën shqiptare, nuk arrin të funksionojë, gjegjësisht të prodhojë vlera, ngase infiltrohet ndikimi i politikës.
“Kur bëhet ndonjë përpjekje për të investuar seriozisht në kulturë, themelohet ndonjë institucion kulturor, ai institucion kulturor menjëherë bie nën ndikimin partiak.
Më vjen keq për këtë situatë të krijuar, por mendoj se kultura shqiptare duhet të ketë mbrojtjen institucionale të shtetit dhe jo të funksionojë nën 'kupolën' partiake”, vlerëson Ahmeti.
Ndërkaq, shkrimtari Salajdin Saliu thotë se faj të theksuar për mungesën e projekteve të kulturës shqiptare, kanë vetë personalitet e kulturës që veprojnë brenda partive politike
“Ka shumë njerëz, të cilët janë të proviniencës kulturore brenda partive politike dhe të cilët për një arsye tregohen më pak të kujdesshëm ndaj kulturës dhe njerëzve të kulturës sesa ata që nuk i përkasin kësaj provinience, por veprojnë brenda partive politike".
"Është vërtet për të ardhur keq se në partitë politike marrin pjesë njerëzit më mediokër të profesioneve të caktuara nga kultura, të cilët nuk reflektojnë me ndonjë rezultat në kulturë dhe përjashtojnë nga rrethi shoqëror njerëzit më eminentë të kulturës”, shprehet Salihu.