Shpërthimi i cili ka ndodhur të hënën në mbrëmje në veriun e Mitrovicës është në vazhdën e incidenteve që kërcënojnë sigurinë e përgjithshme dhe të të cilat në dy muajt e fundit janë shpeshtuar në këtë pjesë të vendit.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se në incidentin që ndodhi në orën 01:15, në rrugën “Tanaska Rajiq” nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Ndërkaq, ende nuk dihet saktë se kush ka qenë cak i sulmit, për shkak se mjeti shpërthyes, që sipas tyre ishte eksploziv plastik, ka shpërthyer në rrugë, ndërmjet disa objekteve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se që nga janari i këtij viti janë shënuar rreth 20 sulme me mjete shpërthyese, por organet e rendit ende nuk kanë kapur ndonjë të dyshuar për këto incidente.
“Nuk kemi ende te dyshuar konkret, ndërsa te gjitha rastet - që raportohen te jene diku rreth 20 të kësaj natyre – vazhdojnë të jenë në procedurë hetimore. Në kuadër të gjithë këtyre rasteve, cak i sulmeve kanë qenë të gjitha shtresat e komunitetit banues të asaj zone".
"Kur e them këtë, të gjitha shtresat, përfshirë etnitë: shqiptarë, serb, boshnjak, por njëkohësisht janë edhe institucionet siç janë institucione ose zyra të caktuara apo zyrtarë të institucioneve të Kosovës, të cilët punojnë në institucionet e caktuara në atë pjesë (veri)”, tha Zahiti.
Në jë numër të madh të rasteve të sulmeve me mjete shpërthyese, cak i këtyre sulmeve kanë qenë prona dhe pasuria e punëtorëve të Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Kjo zyre, i ka dënuar ashpër këto sulme dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i gjej dhe dënoj autorët e sulmeve me mjete shpërthyese në veri të vendit.
Në një komunikatë të kësaj zyre thuhet se “ në tre muajt e fundit kanë ndodhur rreth 20 incidente, ndërkaq, fajtorët nuk janë gjetur dhe dënuar”.
Njohësit e rrethanave të sigurisë, vlerësojnë se shpërthimet në veri janë një lloj presioni të cilin po e bëjnë strukturat e caktuara në veri.
Florian Qehaja, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, vlerëson se autor të sulmeve me mjete shpërthyese janë strukturat, të cilat i frikohen marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shpërbërjen e strukturave jolegale serbe në veri të vendit.
“Ata (strukturat e caktuara) kanë indikacione se fati i tyre, në njëfarë mënyre, tashmë është duke u determinuar, për shkak të presionit final të bashkësisë ndërkombëtare dhe pëlqimit, së paku gojor, nga ana e Qeverisë së Serbisë që këto struktura duhet, në njëfarë mënyre, të rikonfigurohen apo përfshihen në kudër të institucioneve të Kosovës. Gjithsesi që kjo nuk u konvenon këtyre strukturave, qoftë ato që janë të policisë apo të inteligjencës”.
Por, Oliver Ivanoviq, ish-zyrtar i qeverisë së mëparshme të Serbisë vlerëson se përderisa organet e rendit nuk kanë arrestuar të dyshuarit për shpërthimet në veri, gjithçka mbetet në suazat e spekulimeve, se kush mund të jenë autorët dhe motivet e tyre.
“Shpesh herë ato motive janë të lidhura ose të paktën ne spekulojmë se mund të jenë motive politike ose larje hesapesh. Por, mënyra më e mirë për t’i ndërprerë spekulimet se kush qëndron pas këtyre shpërthimeve dhe cilat janë motivet, është që të arrestohet dikush nga ata që e bëjnë këtë. Në një hapësirë kaq të vogël me kaq ngjarje, për të cilat nuk ka kurrfarë faktesh, kjo thjeshtë tingëllon e pabesueshme”, u shpreh Ivanoviq.
Në anën tjetër, Qehaja, rithekson se strukturat e caktuara në veri po e shfrytëzojnë vakuumin, i cili ekziston në veri.
Por, për këtë situatë ai i quan përgjegjës KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, që sipas tij nuk po e kryejnë punën e tyre, si dhe aktivitetet operative, për shkak se siç thotë ai, po i presin vendimet politike nga Brukseli.
“Këtu, unë jam kritik, për arsye se këto institucione, që kanë mandat të operojnë në atë pjesë (veri), do të duhej që të mos varen nga vendimet politike që potencialisht priten, për arsye se ato tash duhet të reagojnë dhe në njëfarë mënyre të bëjnë arrestimin e personave që qëndrojnë prapa kësaj".
"Unë besoj që sidomos KFOR-i - që ka një prezencë tashmë 13 vjeçare atje - ka informacione më të sakta se sa institucionet tjera, lidhur me aktorët potencial që fshihen prapa këtyre sulmeve”, tha Qhaja.
Ndryshe, Ivanoviq e ka quajtur shqetësuese situatën në veri të Kosovës për shkak të shpërthimeve, duke theksuar se është e pamundur që njerëzit të jenë të qetë dhe ti rrisin fëmijët në një ambient të tillë.
Ndërkaq, Qehaja, ka theksuar situata e sigurisë në veri mund të përkeqësohet edhe më shumë. Ky përkeqësim sipas tij, do të shkoj paralele me bisedimet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se është e pritshme rezistenca e strukturave të caktuara në veri edhe për faktin se atje ekziston një fragmentim i subjekteve politike serbe, të cilat e vazhdojnë rivalitetin e tyre dhe kjo do të ndikoj edhe në situatën e sigurisë.