Kryeministri Hashim Thaçi i ofroi verbalisht garanci Kuvendit të Kosovës se asociacioni i komunave serbe nuk do të çojë në krijimin e entitetit serb në veri të vendit.
Këtë zotim Thaçi e bëri gjatë një seance të jashtëzakonshme në lidhje me takimet e tij me homologun serb, Ivica Daçiq.
Për dallim nga seanca e të enjtes, kësaj radhe deputetët e Vetëvendosjes nuk provuan të pengojnë fjalimin e kryeministrit Thaçi duke vendosur që edhe ata të marrin pjesë në debat.
Para deputetëve, kryeministri Thaçi tha se nga dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, Kosova ka disa përfitime nisur nga njohjet reciproke, zgjidhja e disa çështjeve problematike, e deri te përparimet në anëtarësimin e dyja vendeve në BE dhe NATO.
Duke iu referuar takimeve të fundit me kryeministrin serb, Daçiq, në lidhje me vendosjen e një normaliteti në komunat veriore dhe shuarjen e strukturave paralele serbe të sigurisë në atë pjesë, Thaçi përsëriti se i gjithë procesi do të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Sa i përket takimit të radhës me kryeministrin serb Daçiq, që pritet të mbahet më 4 mars, Thaçi tha se pritet të qartësohet edhe mënyra e instalimit të organeve lokale legjitime e legale në veri.
Edhe një herë, Thaçi ka siguruar dhe garantuar Kuvendin se asociacioni i komunave serbe, që pritet të formohet, do të jetë në harmoni me Pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës.
Në asnjë mënyrë, sipas tij, ky dialog nuk do të sjellë ndarje e as autonomi të serbëve në Kosovë.
“Unë ju siguroj dhe ju garantoj se nuk do të formohet asnjë autonomi serbe në Kosovë”.
“Dua të sqaroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim partie apo etnie, se ka pasur zëra injorantë duke përmendur Republika Srpska, autonomi, status special. Dua t’iu siguroj edhe një herë se diçka e tillë është vetëm në kokat e mykura të ëndrrave millosheviqiane të Serbisë. Këto projekte nuk do të realizohen kurrë në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.
Pavarësisht historisë armiqësore dhe gjenocidit të shtetit serb në Kosovë, ne jemi përcaktuar për marrëdhënie të mira me këtë vend, duke mos e harruar të kaluarën dhe historinë, u shpreh kryeministri. Madje, ai tha se dialogu do ta përshpejtojë edhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.
Dialogu dhe marrëveshjet me Serbinë, sipas Thaçit, i kanë kontribuar shtrirjes së autoritetit të Kosovës në gjithë territorin e saj.
Qëndrimet e opozitës
Më pas, në debat u përfshinë edhe deputetët e pozitës dhe opozitës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se fjalimi i kryeministrit vë theksin vetëm në anët pozitive dhe nuk përmend asnjë sfidë.
Beqiri tha, po ashtu, se me paralajmërimet e fundit për formimin e asociacionit të komunave serbe, mund të shkelen vijat e kuqe të dialogut të përcaktuara me rezolutën e Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se LDK-ja është kundër formimit të një asociacioni një etnik, i cili do të kishte edhe kompetenca legjislative dhe ekzekutive. Beqiri ftoi kryeministrin që në dialog me Serbinë të përcaktohen qartë datat e zhbërjes së strukturave ilegale serbe në veri dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetit Liburn Aliu kritikoi sjelljen e kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës duke ritheksuar se përmes këtyre bisedimeve po e orientojnë veriun e Kosovës kah një ndarje etnike dhe një status special autonom.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe e përcakton qartë territorin, vijën territoriale ndarëse në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Fjala me shumicë serbe, i bie që po krijoni diçka në vija etnike dhe kur thoni komuna, i bie territor. Ju po vendosni vija territoriale ndarëse në baza etnike. Kjo nuk di si mund të vizatohet më qartë. Dhe, kësaj nuk i thonë integrim. Kësaj i thonë ndarje e brendshme”, theksoi Aliu.
Një fjalim më të relaksuar kishte subjekti tjetër opozitar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila përmes nënkryetarit të saj, Blerim Shala, merr pjesë në këtë dialog.
Deputeti i AAK-së, Ardian Gjini, tha se kjo parti politike do të jetë pjesë e çdo tavoline ku bisedohet për Kosovën dhe interesat e saj. Ndërkaq, ftoi delegacionin e Kosovës që të ketë kujdes në negocimin e kompetencave që do t’i delegohen asociacionit të ardhshëm të komunave serbe.
Kurti: Thaçi bashkëpunëtor i Serbisë
Si zakonisht, me akuzat më të ashpra u paraqit Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, madje e cilësoi kryeministrin Thaçi si bashkëpunëtor i Serbisë.
“Nuk është më e rënda që Thaçi është tradhtar, por më e rënda është që po bëhet bashkëpunëtor i Serbisë dhe merret vesh me Serbinë. Marrëveshjet në Bruksel janë marrëveshje personale të Thaçit”, tha Kurti.
Tutje, ai tha se kryeministri doli edhe një herë të thotë gënjeshtra të reja.
“Ky kryeministër pati thënë që do të ketë dialog teknik se dialogu politik ka përfunduar në Vjenë. Dialogu nuk po bëhet vetëm për veri, por për gjithë vendin. Deputetë të nderuar, edhe sa duhet të presim që ky kryeministër të na gënjejë dhe të presim gënjeshtra të reja”, theksoi Kurti.
Përderisa Visar Imeri, po ashtu deputet i Vetëvendosjes tha se Thaçi është “kryeministër i negociatave”, duke aluduar se ai është i shtrënguar të negocioj për shkak të shantazhimeve.
“Janë 31 CD me incizimet e bisedave telefonike”, tha Ymeri, të ngjashme me bisedat tashmë të publikuara të njohura si bisedat ‘pronto’.

Fjala me shumicë serbe, i bie që po krijoni diçka në vija etnike dhe kur thoni komuna, i bie territor