Marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, sipas Grupit joformal të deputetëve të rinj të Parlamentit të Kosovës, dita-ditës po përmirësohen. Ata thonë se, të rinjtë në këtë aspekt kanë luajtur rol të rëndësishëm.
Ganimete Musliu, kryetare e Grupit joformal të deputetëve të rinj të Parlamentit të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se roli i këtij grupi është sensibilizimi dhe adresimi i problematikave dhe çështjeve që kanë të bëjnë me të rinjtë e të gjitha komuniteteve.
“Ky grup mbledh më vete 26 deputetë të moshës nën 35-vjeçare, ku janë përfaqësues të gjitha partive politike që janë pjesë e Parlamentit, duke përfshirë këtu edhe minoritetet. Në vazhdën e aktiviteteve tona si grup joformal, zakonisht diskutohet rreth temave për tolerancën mes të rinjve dhe marrëdhënieve ndëretnike. Në grupin tonë janë të përfshirë serbët, boshnjakët, turqit dhe ashkalinjtë”, thotë Musliu.
Ndërkaq, Isuf Halimi, zyrtar në Institutin për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim për Rini, ka deklaruar se implementimi i projekteve të ndryshme ndëretnike në Kosovë, nuk është i lehtë, por, sipas tij, secili njeri individualisht duhet t’i thyej barrierat etnike ndërmjet popujve që jetojnë në një vend. Halimi thotë se tashmë jeton në një banesë me një shok, i cili i takon komunitetit rom dhe për të barrierat ndëretnike nuk ekzistojnë.
“Ideja për marrëdhënie ndëretnike, është ende e vështirë dhe nuk mund ta realizosh dhe t’i implementosh projektet ashtu si ne dëshirojmë për shkak edhe të situatës politike. Unë, personalisht, kam pasur shumë sfida në punë. Kemi qenë edhe të kërcënuar si me armë, por ne nuk e kemi ndërprerë punën tonë dhe vazhdojmë të implemetojmë dhe të kontribuojmë për vazhdimin e paqes apo dialogut ndëretnik në Kosovë”.
“Unë për vete kam shoqëri shumë të mirë me serbët, gjithashtu në zyre punojmë bashkë me shumë komunitete, kurse unë vetë banoj me një shok të komunitetit rom në banesë dhe për mua dhe familjen time është e pranueshme. Barriera për kalimin dhe zhvillimin e komunitetit është e pranueshme”, tregon Halimi.
Edhe anëtarë nga komuniteti i të shurdhërve në Kosovë pohojnë se gjuha e shkronjave i bashkon të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Njëri ndër ta është Nebih Cakaj, asistent në Gjuhën e Shenjave në shoqatën kosovare të të shurdhërve dhe udhëheqës i grupit të të rinjve për komunitetin e të shurdhërve.
“Marrëdhëniet ndëretnike i kemi shumë të mira, sepse ne flasim të njëjtën gjuhë, gjuhën e shenjave, dhe nuk kemi pasur probleme politike ose nuk i kemi dalluar etnikisht njerëzit e shurdhër”, nënvizon Cakaj.
Mirëpo, komunitetet Rome, Ashkalinj dhe Egjiptase, duket të jenë më të anashkaluar në shoqëri. Këtë e thotë Armend Behluli, shef i Zyrës komunale për komunitete dhe kthim nga komuna e Gjakovës.
“Në Kosovë jetojnë shumë grupe etnike, nuk qëndron gjendja e njëjtë mes tyre , si për shembull për komunitetin serb dhe për të tjerët. Serbët në aspektin institucional, janë shumë të avancuar, derisa kur flitet për gjendjen socio-ekonomike, komunitetet RAE janë të disavancuara krahasuar me serbët. Komunitetet RAE, si grupi më vulnerabël, nuk kanë ndonjë përfaqësim proporcional kur flasim për punësim, e sidomos në kompanitë publike, mund të them se shumë pak janë të përfaqësuar”, shprehet Behluli.
Ndërkaq, Ganimete Musliu thotë se të rinjtë mund të bartin mesazhin më të mirë në marrëdhënie ndëretnike dhe ta ndërtojnë Kosovën si një shtet të tolerancës, demokracisë dhe komunikimit të mirë.