Toleranca ndëretnike në Kosovë është faktor për përparimin e shoqërisë kosovare dhe vetë shtetit të Kosovës, por koncepti i tolerancës ndëretnike, në Kosovë mund të vështrohet në dy rrafshe, atë juridik dhe atë sociologjik, vlerëson sociologu Fadil Maloku, profesor në Universitetin e Prishtinës.
Sipas tij, në rrafshin juridik, duke iu adresuar ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, ekziston një tolerancë e garantuar ligjërisht, por situata ndryshon në rrafshin social.
“Kemi situata që grupet minoritare, në fakt edhe juridikisht, janë të ekspozuar ndaj diskriminimit super-pozitiv, siç i them unë. Por, në rrafshin dhe në jetën sociale, kujtoj se akoma ka rezerva. Ende kemi oaza të serbëve, që jetojnë nëpër enklava dhe ata nuk e pranojnë aktin e shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës. Fakti që ata nuk e pranojnë, në njëfarë mënyre, është një mesazh që ata de facto dhe de jure nuk janë të gatshëm të jenë tolerantë me grupet tjera shumicë dhe kjo e komplikon situatën”, vlerëson Maloku.
Ndryshe, qytetarët shqiptarë në Prishtinë, vlerësojnë se, marrë parasysh luftën që ka ndodhur rreth 15 vjet më parë dhe pasojat e saj, toleranca ndëretnike në Kosovë është në masë të lakmueshme, madje, sipas tyre, në nivel shumë më të lartë se në disa vende të regjionit.
Sylejman Sopa thotë se mosdurimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve menjëherë pas luftës ka qenë si rrjedhojë e natyrshme. Por, tashmë ky mosdurim, sipas tij, i paktë nga ana e shqiptarëve, është tejkaluar.
“Tashmë është kaluar ajo fazë. Ishte në fillim, pas luftës. Ajo ka qenë e natyrshme, për shkak të rrethanave që i kaluam ne. Mirëpo, tash nuk ka reagime të tilla. Natyrisht se nuk harrohen ato që kanë kaluar dhe ka përjetuar ky popull, por megjithatë është më e pranueshme tash për tash dhe nuk është e theksuar (jo toleranca). Ka tolerancë dhe ajo është në masë të bollshme krahasuar me shtetet rreth e rrotull, në regjion”, thotë Sopa.
Remzi Plakaj thekson se toleranca ndëretnike në Kosovë në vazhdimësi ka shënuar përparim vitet e fundit dhe popullata shqiptare, e cila është shumicë, e ka pasur barrën kryesore për këtë çështje.
“Unë mendoj që prej vitit 1999 e deri më tash, në vitin 2013, toleranca është më e madhe se sa në shtetet e perëndimit. Duke llogaritur edhe konfliktin që ishte ndërmjet njerëzve, atëherë në Kosovë mund të them se tash është një tolerancë shumë e madhe”, shprehet Plakaj.
Ndërkaq, Ukë Gashi thotë se toleranca ndëretnike në Kosovë ka qenë gjithmonë e pranishme, por, menjëherë pas luftës, ajo ka qenë në nivelin më të ulët të mundshëm, sa që edhe komunikimi në gjuhën serbe ka ngjallur nervozizëm te shqiptarët. Sipas tij, situata tashmë ka ndryshuar pozitivisht, në hapësirat ku jetojnë shqiptarët, por jo edhe në veri të Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën e popullatës.
“Minoriteti serb nuk na pengon. Secili e ka drejtimin dhe punën e tij. Sa më shumë që ka gjuhë të ndryshme, atëherë është më mirë. Respekti i ndërsjellë është gjithsesi. Por, në veri është paksa më vështirë, sepse nëse të dëgjojnë duke folur shqip, duhet të jesh më i rezervuar në disa gjëra. Unë po them më i rezervuar, por edhe rreziku është permanent aty”, thotë Gashi.
Në anën tjetër, serbët që jetojnë në veri, vlerësojnë se toleranca ndëretnike ende është në nivelin më të ulët të mundshëm. Në një anketë të mëhershme të Radios Evropa e lirë, Tatjana Vujisiq, një e re serbe nga veriu i Mitrovicës, pati theksuar se “Të rinjtë serbë dhe shqiptarë në masë të madhe janë të ushqyer me nacionalizëm”.
“Do të çuditesha shumë nëse do të shihja të rinj shqiptarë që lëvizin lirshëm në veri të Kosovës, e flasin gjuhën e tyre dhe të mos u dalin problemet. E njëjtë është situata edhe nëse unë shkoj në anën jugore të Mitrovicës ose në Prishtinë”, ka theksuar Vujisiq.
Ngjashëm pati thënë edhe Marko Llaziq, serb nga fshati Kroi i Vitakut, i Mitrovicës. Sipas tij, nuk ka kurrfarë komunikimi ndërmjet të rinjve serbë dhe atyre shqiptarë:
“Nuk ka fare, ndonëse nuk ka pasur as më herët. Do të thotë, edhe ata janë të mbyllur në vetvete, por edhe ne këtej i shikojmë punët tona”, ka theksuar Llaziq.
Ndryshe, sociologu Maloku vlerëson se shtensionimi i situatës në Kosovë do të ndikonte edhe në tolerancën ndëretnike. Sipas tij, qartësimi i pozicionit të minoriteteve në Kosovë, në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikonte në përmirësimin e situatës sa i përket tolerancës ndëretnike.
“Sidomos, flas për minoritetin serb, i cili është i barrikaduar prapa interesave të shtetit serb. Kjo kishte për t’u shtensionuar në këto negociatat e ardhshme që do të bëhen . Për mendimin tim, do të krijohej një klimë më tolerante, në kuptimin që qytetarët ta pranojnë shtetin e Kosovës. Fakti i pranimit është një rrugëdalje, për ta ambientuar apo për ta socializuar korrelacionin ndërmjet grupeve etnike, konkretisht ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Pra, kjo do ta relaksonte situatën”, përfundon Maloku.
Ndryshe, mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, në forma të ndryshme, përfshirë edhe ato mediale, janë përpjekur që t’i orientojnë qytetarët drejt kultivimit të tolerancës ndëretnike në vend, që konsiderohet si kusht i nevojshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe arritjen e perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët.