Në pranverë të këtij viti do të fillojë ndërtimi i autostradës Prishtinë - Shkup, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritarë, sipas të cilëve, tashmë janë në përfundim të procedurave administrative dhe ligjore.
Lah Nitaj, këshilltar në ministrinë e Infrastrukturës, thekson se ka shumë kompani vendore dhe ndërkombëtare që kanë shprehur interesim për ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë.
"Në muajin maj fillon sezoni i ri i punimeve në infrastrukturën rrugore dhe ne shpresojmë që deri në mars të përcaktojmë përzgjedhjen e kompanisë në mënyrë që bëjë punimet e para në autostradë".
"Megjithatë, stina e pranverës vazhdon deri në qershor, dhe mund të ketë vonesë edhe ndonjë muaj, por që jemi të bindur se nëse dinamika e përcaktuar shkon sipas planifikimit atëherë më pranverë do të fillojnë kemi ndërtimet e para", thotë Nitaj.
Në anën tjetër, vetëm 30 milionë euro janë ndarë nga buxheti i këtij viti, për fillimin e realizimit të këtij projekti.
Por, sa janë të mjaftueshme këto mjete, sa është çmimi për ndërtimin e kësaj rruge dhe si do të gjendet fondi?
Nitaj, thotë se tashme kanë një kosto të përafërt të çmimit, por që nuk mund të bëhet publik për shkak të, siç thotë, procesit dhe ndjesisë së projektit.
“Qëndrimi i qeverisë është se rruga të ndërtohet në bazë të kontratave tradicionale, që nënkupton pjesëmarrje nga buxheti i vendit, duke mos përjashtuar në këtë rast edhe përfitimet e kredive të buta, përkatësisht me leverdi ekonomike nga institucionet dhe organizatat financiare ndërkombëtare”, thekson Nitaj.
Megjithatë, ai tregon se për shkak të kompleksitetit të segmentit rrugor nga Kaçaniku deri në kufi të Maqedonisë, ka një kosto tjetër nga seksioni Prishtinë - Kaçanik.
"Ajo që dihet në bazë të parametrave teknikë dhe konfiguracionit të terrenit, seksioni, përkatësisht segmenti Prishtinë - Kaçanik ka një kosto krejt tjetër, ndërsa segmenti prej 13 kilometrash nga Kaçaniku deri të Hani i Elezit, përkatësisht kufirin me Maqedoninë, për shkak të konfiguracionit dhe përbërjes shkëmbore të rrugores ka një kosto tjetër".
"Për këtë ne kemi qenë të kujdesshëm që për 13 kilometrat deri në kufi të Maqedonisë të bëjmë edhe një ri-projektim në mënyrë që të nxjerrim kosto sa më të mirë financiare dhe zgjedhje sa më të mirë teknike", shprehet Nitaj.
Edhe Selman Buqolli, ekspert i ndërtimtarisë, tha se terreni deri në Kaçanik është i përshtatshëm për ndërtim, ndërsa segmenti tjetër përbëhet nga shkëmbinjtë të fortë.
“Terreni është mjaft i përshtatshëm deri në Kaçanik, nga Kaçaniku e andej duhet të zgjerohet rruga. Pastaj, përbërja e tokës është me shkëmbinj të fortë të cilët duhet të shemben me metoda të eksplozivit".
"Por, në aspektin e përgjithshëm terreni deri në Kaçanik, terren më të përshtatshëm nuk ka, ndërsa nga Kaçaniku e deri përtej kufirit është më problematik", thekson Buqolli.
Ndryshe, projekti për realizimin e rrugës së 6, Prishtinë - Hani i Elezit është prezantuar në vitin 2010.
Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.
Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra.