Në bazë të Kornizës Afat-Mesme të Shpenzimeve për periudhën 2012-2014, punimet në autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë është dashur të fillojnë në fund të muaj mars të këtij viti, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Zyrtarë të Qeverisë thonë se punimet për ndërtimin e rrugës 6 Prishtinë – Shkup, do të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.
Lah Nitaj, këshilltar politik në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pretendimet e ekzekutivit për vitin 2012, kanë qenë që të kryhen të gjitha procedurat teknike dhe të realizohet shprehja e interesit.
“Shpresojmë shumë që ky kalendar të mund të respektohet dhe në fillim të vitit 2013, të fillojmë me punimet e para. Sipas Kornizës Afat-Mesme të Shpenzimeve, mjetet e parapara nënkuptojnë shpronësimet në një segment të caktuar të rrugës, sepse kjo rrugë kalon edhe në prona private dhe ky është destinimi i këtyre mjeteve”, bën të ditur Nitaj.
Ai tregon se tashmë Ministria e Infrastrukturës ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe pakoja tenderuese, sipas tij, është e gatshme.
Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim më mekanizmat ndërkombëtarë, thotë Nitaj, janë duke shikuar mundësitë dhe burimet e financimit, në mënyrë që të rruga të fillojë me kohë, ndërsa buxheti i Kosovës të kursehet në masën e mundshme.
“Me institucione financiare ndërkombëtare dhe akterë të rëndësishëm në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është në kontakte të vazhdueshme dhe presim që deri në muajin qershor të kemi marrjen e vendimit për formën e investimeve. Janë disa alternativa, sot nuk mund të them cila mund të jetë. Por, po shihen dhe po analizohen thellësisht të gjitha anët financiare dhe sigurisht alternativa më e favorshme për qytetarët dhe buxhetin e Kosovës do të zgjidhet për realizimin e projektit”, sqaron Nitaj.
Ndryshe, në Kornizën Afat-Mesme të Shpenzimeve për periudhën 2012-2014, thuhet se fillimi i ndërtimit të rrugës 6 Prishtinë - Shkup, në vlerë prej mbi 600 milionë eurosh, supozohet të fillojë nga tremujori i fundit i vitit 2012, ndërsa projekti në tërësi, sipas Kornizës, pritet të përfundojë brenda afatit trevjeçar.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, realizimin e projektit Prishtinë - Shkup e quajnë ëndërr të ekzekutivit dhe jo mundësi reale që mund të ofrojë kapaciteti i buxhetit të Qeverisë.
Ibrahim Rexhepi, njohës i rrethanave ekonomike, megjithatë thekson se ky projekt është kundërshtuar edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore.
“Zbatimi i këtij projekti është kundërshtuar ashpër qoftë prej Fondit Monetar Ndërkombëtar apo Bankës Botërore, për shkak se nuk ka rrethana, nuk ka ambient, nuk ka mundësi financiare që ministria të fillojë këtë projekt, përderisa nuk përfundon autostrada Vërmicë – Merdare. Kështu që, ajo që është thënë, se do të kryhen procedurat teknike, fizibiliteti, shprehja e interesit, tenderi, apo diçka tjetër mund të përfundojnë sivjet, në mënyrë që puna të fillojë vitin e ardhëm, më tepër janë lojë fjalësh sesa që paraqesin një ambient real apo një situatë të qëndrueshëm, të cilën mund të përballojë buxheti i Kosovës”, vlerëson Rexhepi.
Projekti për realizimin e autostradës Prishtinë - Shkup është prezantuar në vitin 2010. Sipas projektit të prezantuar, autostrada do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.
Autostrada do të ketë dy tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2. 2 kilometra.

Shpresojmë shumë që ky kalendar të mund të respektohet dhe në fillim të vitit 2013, të fillojmë me punimet e para.

Zbatimi i këtij projekti është kundërshtuar ashpër qoftë prej FMN-së apo BB-së, për shkak se nuk ka rrethana, nuk ka ambient, nuk ka mundësi financiare që ministria të fillojë këtë projekt...