Ankesat e qytetarëve lidhur me faturat e rrymës për muajin janar, janë të shumta. Qytetarët tregojnë se, me gjithë shfrytëzimin e paktë të rrymës, gjatë këtij muaji, faturat u kanë ardhur shumëfish më shtrenjtë se muajve të kaluar.
Njëra nga qytetaret, Sabrije Berisha, thotë se për muajin janar ju ka trefishuar fatura e rrymës.
"Mendoj se kanë bërë gabim. Shumë janë ankuar. Janë trefishuar faturat këtë muaj. Muajin e kaluar e kam pas faturën 18 euro, këtë muaj 57. Unë do të ankohem, le të vijnë në shtëpi ta bëjnë ekspertizën. Unë punoj me dru dhe me gaz".
Edhe qytetarë t ë tjerë kanë mendim të njëjtë më zonjën Sabrije.
"Ka ardhur diku 50 për qind më shtrenjtë. Djali u ankua. Te shohim tash", thotë Resmije Ejupi.
Ndërkaq, Skender Arifi, ekonomist me profesion, 56 vjeçar, pohon se do të bëjë ankesë sepse mendon se fatura e rrymës i ka ardhur më shumë se që ka shpenzuar.
"Po, kanë ardhur faturat e shtrenjta. Muajin e kaluar ka qenë fatura normal, por këtë muaj ka ardhur ndoshta 20 për qind më e shtrenjtë. Do të bëj ankesë".
Derisa Kastriot Dula, 43 vjeçar , jurist me profesion, thotë se i është trefishuar fatura për muajin janar.
"Kanë ardhur më shtrenjtë, por pasi nuk i kemi kontrolluar vetë, nuk di çka të them. Tash me tarifë dimërore kanë ardhur shumë shtrenjtë. Trefish krahasuar me muajin e kaluar. E shtrenjtë është rryma nëse krahasohet me gjendjen e qytetarëve, por politikat e KEK-ut nuk i di".
Ndërkaq një tjetër qytetar, Sokol Gashi, i cili përkohësisht jeton në Zvicër, thotë se ika dëgjuar ankesat e familjarëve për shtrenjtimin e rrymës. Ai bën krahasimin mes Kosovës dhe shtetit Zviceran për faturat e rrymës.
"Kanë ardhur shtrenjtë. Edhe familjarët kanë thënë se ju ka ardhur këtë muaj rryma më shtrenjtë për 20 për qind. Unë jetoj në Zvicër, dhe nëse bëhet krahasimi me atje, atje janë faturat shumë të ulëta, sidomos nëse krahasohen të ardhurat e zviceranëve me ato të kosovarëve".
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Viktor Buzhala thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shtrenjtim të rrymës, por ai jep hollësi pse qytetarët kanë paguar fatura më të larta për muajin janar.
"Vërehet një ankesë e shtuar e qytetarëve, po ne i lusim të gjithë konsumatorët që dyshojnë se nuk i është bërë leximi në rregull të ankohen në departamentin për konsumatorë. Përndryshe, leximi bëhet në baza mujore për gjithë konsumatorët dhe nëse kalohet limiti prej 600 kilovatëve, atëherë çmimi shkon duke u rritur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore".
"Përkundër apeleve tona për ta kursyer energjinë, ata nuk e kanë bërë. Çmimet nuk janë trefishuar, faturat nuk e di, ka rritje sigurisht të shpenzimeve, ka rritje të ngrohjes me energji elektrike...", shprehet Buzhala.
Ndërkaq, sa i përket ankesave të qytetarëve ndaj KEK-ut, ata shprehen të jenë pesimist se diçka e mirë do të ndodhë në favor të tyre, po që se ankohen.
Qytetari Sali Morina, jep mendimin e tij.
"Katastrofë ka ardhur. Krahasuar me muajin e kaluar, shumë më e shtrenjtë. Nuk mendoj të ankohem. Ku të ankohem? Hoxha te popi a ankohet?".
E zoti Buzhala pohon se secili qytetar ka të drejtë ankese, dhe se sipas tij, ato do të shqyrtohen me seriozitet.
"Secili qytetar që mendon se ju ka bërë e padrejtë mund të ankohet. KEK-u nëse e sheh ndonjë gabim, e mënjanon. Ankesa do të shqyrtohet me seriozitetin më të lartë dhe do të votohet nëse ka ndonjë gabim në instancat më të larta".
Sidoqoftë, debatet nuk kanë munguar as në rrjetet sociale, ku është debatuar rreth asaj se Korporata Energjetike e Kosovës ka trefishuar faturat e rrymës për muajin janar.