Zhvillimet dhe lëvizjet e fundit në skenën politike në Kosovë, e sidomos ato që janë shënuar brenda koalicionin qeveritar, shpërfaqin situatën ku mund të thuhet se në Kosovë po qeverisë pakica, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në vend.
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se të dhënat zyrtare nga koalicioni qeverisës në Kuvendin e Kosovës, i cili është i përbërë nga Partisë Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Kosovën e Re, tregojnë se nuk ka më shumë se 59 deputet.
Por, sipas tij, nëse këtij numri të deputetëve i hiqet deputetët, të cilët nuk morrin pjesë në Konventën e fundit të PDK, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, si dhe Hydajet Hyseni, atëherë del se koalicioni qeverisës, zyrtarisht ka vetëm 56 deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Kjo detyrimisht tregon që në Kosovë po qeverisë pakica, do të thotë, jo shumica e domosdoshme për të marrë vendime në Kuvendin e Kosovës. Por, çfarë ndodhë në Kosovë? Në Kosovë ndodhë që partitë, të cilat edhe pse zyrtarisht janë pjesë e opozitës, ato po i votojnë vendimet ose dokumentet që vijnë nga qeveria".
"Në këtë rast, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët e saj, si dhe ndonjë deputet, individualisht, i cili është pa grup, janë duke asistuar ose janë duke e mbajtur gjallë koalicionin qeverisës dhe qeverisjen në Kosovë”, thotë Selmanaj.
Analisti i çështjeve politike Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED, thotë se duke pasur parasysh numrin e deputetëve të koalicionit në Kuvendin e Kosovës, me të drejtë mund të shtrohet pyetja se sa është i qëndrueshëm koalicioni dhe a i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar qeverisjen.
Por, sipas Arifajt, bazuar në përvojën me koalicionin aktual qeveritar, gjithnjë kanë dalur në sipërfaqe zgjidhje, të cilat realisht nuk janë parimore.
“Shohim se përkundër paqartësive, përkundër fërkimeve e ndonjëherë ndoshta edhe kërcënimeve që janë dëgjuar prej partnerëve në koalicion, megjithatë koalicioni gjithmonë ka gjetur një mënyrë që ti tejkaloj ato fërkime".
"Kjo është bërë për të gjetur mënyra që ta kënaqë secilin partner në koalicion dhe ta mbajë koalicionin, por edhe gjithmonë t’i gjejë numrat e mjaftueshëm në Kuvendin e Kosovës, për të kaluar çfarëdo nisme, çfarëdo ligji apo çfarëdo mocioni apo nisme tjetër”, shprehet Arifaj.
E gjithë kjo situatë, sipas Selmanajt, mund ta qojë Kosovën drejt krizës qeveritare dhe parlamentare.
Sipas tij, në ditët në vazhdim, kjo situatë do të qartësohet me pozicionimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, nëse kjo parti do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës ose jo.
“Nëse do të jetë kjo e dyta, që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do t’i bashkëngjitet qeverisjes në Kosovë, atëherë mendoj se Kosova do të futet në një krizë institucionale dhe ndoshta zgjidhja e vetme do të ishin zgjedhjet e parakohshme”.
Por, Arifaj, duke u bazuar në përvojën e deritashme të skenës politikë në Kosovë, nuk pret ndonjë rrezik të madh për koalicionin qeverisës..
“Së paku, ende nuk shohim asnjë fakt bindës që koalicioni qeverisës është në krizë dhe se Kosova po hyn në një krizë qeveritare, si dhe do të mund të ketë ose duhet të pritet një ndryshim radikal në qeveri. Ky është një konkludim për shkak se mungojnë shenjat serioze të një krize, por në politikën në Kosovë, nuk të habitë asnjë zhvillim”.
Ndryshe, ditë më parë janë shënuar lëvizje edhe brenda vet koalicionit, kur ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka kaluar nga Partia Social Demokrate në Partinë Demokratike të Kosovës.
Ndaj kësaj lëvizje pati reaguar Aleanca për Kosovën e Re, për shkak se Agim Çeku, si drejtues i Partisë Social Demokrate, ka qenë pjesë e Koalicionit për Kosovën e Re, në të cilën bën pjesë edhe AKR-ja.