Pandemia e gripit sezonal tashmë ka rritur numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, dhjetë ditët e fundit është rritur numrin i pacientëve që frekuentojnë institucionet shëndetësore.
Izet Sadiku, infektolog thotë për Radion Evropa e Lirë se deri tani në klinikën infektive nuk është paraqitur ndonjë rast me komplikime të rënda nga gripi sezonal.
“Gjendja në Kosovë është nën kontroll edhe pse 10 ditët e fundit vërehet një numër i shtuar i pacientëve me simptoma të gripit. Përkundër këtyre nuk kemi pasur ndonjë rast me gjendje të rëndë . të gjithë këta trajtohen me terapi simptomatologjike. Raste të komplikimeve të mëdha nuk kemi pasur. Sa i përket terapisë nuk kemi problem me furnizim për këta pacientë, me që terapi speciale duhet vetëm në raste komplikimi”, thotë ai.
Ndërkaq, zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, thonë se situata epidemiologjike në vend është nën kontroll të plotë.
Naser Ramadani, drejtor i këtij instituti rekomandon qytetarët që t’i shmangen vendeve të mbyllura, gjatë sezonit të gripit sezonal.
“Ne rekomandojmë te qytetarët që t’i shmangen vendet e mbyllura të pa ajrosura, të gjithë personave që kanë sëmundje kronike, fëmijëve etj. Por, situata epidemiologjike është nën mbikëqyrje të plotë duke e pasur parasysh që jemi në sezonin real të gripit sezonal”.
Zotit Ramadani rekomandon qytetarët që të vaksinohen, pasi që, sicc thotë ai, tashmë vaksinat kundër gripit sezonal janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ne kemi rekomanduar që të vaksinohen sidomos njerëzit me sëmundje kronike, sepse tashmë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare ka vaksina të mjaftueshme. Kështu që nuk ka vend për panik, por që njerëzit duhet të kenë kujdes të shtuar dhe të përdorin ushqim kalorik dhe me vitamina”.
Në Kosovë ishte konfirmuar rasti i parë për ketë sezon, i gripit AH1N1, që ndryshe njihet edhe si gripi i derrit.
Sidoqoftë më 10 janar, autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se pacientja e cila ishte e prekur me këtë virus ka ndërruar jetë.
Ndërkaq zyrtarë të lartë në disa vende botërore tashmë kanë shpallur gjendje emergjente shëndetësore, për shkak të gripit të ashpër sezonal.
Rreth 20 mijë raste të gripit janë raportuar në Nju Jork - katër herë më shumë sesa në sezonin e kaluar.