Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë për ketë sezon i gripit AH1N1, e që ndryshe njihet edhe si gripi i derrit.
Qendra Kombëtare e Gripit në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike e Kosovës, e ka konfirmuar rastin.
Kurse, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani jep më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje.
“Në laboratorët e IKSHP-së, dje është konfirmuar rasti i parë i gripit AH1N1e që tashmë është një virus i zakonshëm dhe virus sezonal, te një paciente e hospitalizuar në mjekimin intensiv në QKUK. Rasti i sotëm në anketën e detajuar nuk ka ndonjë lidhshmëri epidemiologjike që pacienti ka udhëtuar jashtë vendit dhe ka sjellë virusin”.
“Por, situata epidemiologjike është nën mbikëqyrje të plotë duke, e pasur parasysh që jemi në sezonin real të gripit sezonal dhe ne rekomandojmë te qytetarët që t’i shmangen vendet e mbyllura të paajrosura”, shprehet Ramadani.
Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës janë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me raste eventuale të virusit AH1N1.
Këtë e thotë edhe udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Skender Syla.
“Institucionet shëndetësore në vitet paraprake kanë bërë përgatitjet e duhura në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë i gatshëm për t’u përballuar me forma të gripit duke përfshirë edhe atë AH1N1. Andaj mendoj se institucionet shëndetësore për nga aspekti i menaxhimit dhe pajisjeve kanë potencial të përballimit të rasteve të cilat do të mund të paraqiten”, thotë Syla.
Ndërkaq udhëheqësi i IKSHP-së, Naser Ramadani, rekomandon që qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal.
“Tashmë kemi rekomanduar që të vaksinohen qytetarët sepse ka mjaft vaksina të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare dhe rekomandojmë te qytetarët që të përdorin më shumë vitamina dhe ushqim kalorik”.
Por sa kanë njohuri qytetarët lidhur me virusin AH1N1 dhe sa vaksinohen ata?
Bekim Misini thotë se nuk i di simprtomat e virusit në fjalë, dhe se sipas tij ishte dashur të senzibilizohet më shumë kjo cështje.
"Jo nuk kam informata. Besoj që duhet të ketë më shumë informata. Nuk vaksinohem unë, por besoj që duhet, normalisht varet edhe prej shkallës së rrezikshmërisë".
Ndërkaq Mejreme Krasniqi thotë se vaksinimi do të ishte mbrojtja më e mirë, derisa thotë se ende nuk është vaksinuar kundër gripit sezonal. Edhe ajo thotë se ka pak njohuri për simptomat e virusit AH1N1.
"E kom dëgju si sëmundje, kam informacion, kam dëgju nga mediat. Unë personalisht nuk jam vaksinuar, as për grip sezonal por as për gripin në fjalë".
"Gripi i derrit nuk e di çfarë simptoma ka, nuk kam lidhje. Ndërkaq sa i përket vaksinimit, unë nuk jam vaksinuar dhe nuk besoj se do të vaksinohem", shprehet Mentor Gashi.
Sidoqoftë, infektologët në vend shpjegojnë se simptomat e këtij virusi janë pothuajse të njëjta me gripin e zakonshëm.
Ata thonë viruset karakterizohen me temperaturë, kollitje, dhembje të gjoksit, vjellje e dhembje të forta të kokës.
Por komplikimet mund të jenë pneumonia, apo kallja e mushkërive, derisa sipas tyre atëherë duhet të bëhen testet adekuate, në mënyrë që të identifikohet nëse pacienti ka fituar virusin AH1N1 .
* Shënim: Më 10 janar, autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se pacientja ka ndërruar jetë nga pasojat e virusit.