Paralajmërimet e Brukselit se në takimin e radhës ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, do të shtrohen për debat edhe çështjet që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës dhe strukturat ilegale të ngritura atje me financimin e Serbisë, kanë nxitur reagime në Prishtinë.
Njëherësh, takimi i radhës ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit, i paralajmëruar të mbahet më 17 janar në Bruksel nën ndërmjetësimin e përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pritet të pasohet edhe me një takim në nivel të presidentëve.
Ky takim ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe atij të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, synon të jetë hapi i parë drejt nënshkrimit të një dokumenti për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, që në Prishtinë po quhet edhe si traktat i paqes.
Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje, subjekt ky politik që ka kundërshtuar nga fillimi bisedimet me Serbinë, ka reaguar duke e cilësuar si shumë të dëmshëm vullnetin e krerëve të institucioneve të Kosovës për të nënshkruar një traktat të tillë me Serbinë, përderisa ky vend i mban në jetë strukturat e saj paralele në Kosovë dhe ka hartuar një platformë politike, me të cilën Kosovën e përfshin si pjesë të Kushtetutës dhe territorit të saj.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se nënshkrimi eventual i këtij traktati do të ishte një farsë politike.
“Çdo nënshkrim i një marrëveshje, ku Serbia nuk e njeh Kosovën, i financon strukturat e veta të MUP-it në Kosovë, edhe ti (institucionet e Kosovës) po e vë nënshkrimin me një traktat që po e quan të paqes, kjo është farsë, kjo nuk është paqe. Ky është investim në konfliktet e ardhshme në rajon”, thotë Konjufca.
Bazuar në deklaratat e mëhershme, presidentja Atifete Jahjaga ishte shprehur e gatshme që të takonte homologun e saj serb, Nikolliq.
“Kam shprehur gatishmërinë që ta takoj presidentin e Serbisë në interes të shtetit dhe popullit të Kosovës”, ishte shprehur Jahjaga në fjalimin e saj para Kuvendit.
Po ashtu, Jahjaga kishte edhe një thirrje të veçantë për Serbinë, duke i kërkuar asaj t’i shuante strukturat paralele në pjesën veriore.
“I bëjmë thirrje Serbisë të heqë dorë nga financimi dhe përkrahja e strukturave ilegale e kriminale në veri të vendit, sepse ato po mbajnë peng jetën e qytetarëve të zakonshëm atje”, ishte shprehur Jahjaga.
Por, ndryshe nga presidentja Jahjaga, mendon deputeti i Vetëvendosjes, Konjufca, i cili nuk sheh arsye të bisedohet me Serbinë përderisa ajo nuk i largon fillimisht strukturat e ngritura ilegale në Kosovë me financim direkt nga Beogradi.
Përderisa në veri të Kosovës ka një gjendje të tillë faktike me struktura që nuk e njohin shtetin e Kosovës, dialogu, sipas tij, po çon kah pranimi i kësaj gjendjeje dhe jo kah përmirësimi i saj.
“Paqe mund të kemi vetëm me një Serbi të ndryshuar. S’mund të ketë paqe me një Serbi të tillë, e cila ka të kaluar kriminale në Kosovë, ka një pushtet, i cili është rikthyer me fytyrën e tij të vjetër të kohës së Millosheviqit, e të thuash që nën këto kushte, ne do të nëshkruajmë një traktat të paqes, do të thotë që t’ia pranosh Serbisë Kushtetutën e saj, do të thotë t’ia pranosh Serbisë se nuk do t’i prekësh në strukturat e saj të paligjshme në Kosovë”, shprehet Konjufca.
Sidoqoftë, para se Jahjaga dhe Nikolliq të mund të mbajnë takimin e parë, pritet që më 17 janar në Bruksel të mbahet edhe raundi i katërt i takimeve Thaçi - Daçiq.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tashmë e ka të deleguar nënkryetarin e partisë së tij në postin e koordinatorit për bisedime me Serbinë, pret që ky takim të mbahet në suaza të kornizave që i ka tashmë pala kosovare në këto bisedime.
“Dialogu e ka një kornizë, në të cilën zhvillohet. Ne nuk presim befasi në këtë kornizë dhe presim të përmirësohen kushtet dhe mundësitë se si të zbatohet Pakoja e Ahtisarit edhe në pjesën e veriut dhe integrimin e qytetarëve të atjeshëm”, thekson Haradinaj.
Dialogu Prishtinë - Beograd i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si synim është thënë se ka normalizimin dhe vendosjen e një bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Aty deri më tani janë trajtuar çështje nga më të ndryshmet, por si marrëveshje që më shumë i është përkushtuar vëmendje është ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Ndërkaq, me hapjen e debatit edhe për gjendjen në veri, pritet që ky dialog të përfshijë në tavolinë një prej temave më të nxehta politike.