Incidente të ndryshme ndëretnike kanë karakterizuar vitin që lamë pas, që në disa raste rrezikonin përshkallëzimin e situatës në përmasa të mëdha.
Ato kryesisht kanë ndodhur mes të rinjve në shkollat e përziera etnike, pastaj në rrugë, në ndeshje sportive, e kështu me radhë.
Incidenti më i madh ishte ai në Kala të Shkupit mes dy grupeve të mëdha, të shqiptarëve dhe maqedonasve lidhur me ndërtimin e një objekti kishtar në këtë lokalitet të njohur historik.
Për tensionimet ndëretnike, si në të kaluarën edhe tani, gishti drejtohet nga politika, e cila, akuzohet se “luan me zjarr”, siç vlerësohen raportet ndëretnike nga ekspertët dhe njohësit e zhvillimeve politike.
Vlladimir Pivovarov, profesor i çështjeve të sigurisë në Universitetin Fon të Shkupit, thotë se në pamundësi për të zgjidhur problemet reale, apo për të realizuar premtimet e dhëna para elektoratit, partitë, në vazhdimësi mbajnë në dorë “armën” e nxitjes së tensioneve ndëretnike për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga dështimet e tyre.
“Partitë politike shumë lehtë manipulojnë me popullatën e re në Maqedoni. Kur përmendi politikën, në radhë të parë mendoj për pushtetin, i cili, duhet të veprojë me mekanizmat që ka në dispozicion për të pamundësuar paraqitjen e rasteve të këtilla. Por, kur këtë nuk e bën, atëherë qartë bëhet e ditur se ai ka interes nga paraqitja e tensioneve ndëretnike që mund të ketë pasoja të mëdha për gjithë shoqërinë”, thotë profesori Pivovarov.
Ai mendon se partitë të gjitha çështjet duhet t’i zgjidhin me dialog dhe në rast se këtë e bëjnë atëherë nuk do të paraqitet as edhe një rast i tensioneve apo incidenteve ndëretnike.
“Edhe si qytetar i Maqedonisë konsideroj se mes të rinjve shqiptar dhe maqedonas nuk ka mos durime nacionale. Këtë e ndjej edhe unë, pra popullata nuk nxit tensione, por janë partitë ato që për interesa të ndryshme luajnë me zjarr që mund të jetë shumë i dëmshëm për vendin”, thotë ai.
Duke folur për marrëdhëniet ndëretnike gjatë vitit të kaluar, Albert Musliu, analist dhe drejtues i organizatës joqeveritare “Iniciativa Demokratike” thekson:
“Raportet ndëretnike në Maqedoni gjithmonë kanë pasur ngritje dhe ulje. Kjo është një fotografi që është bërë standarde në vend. Nëse analizojmë fillimin dhe fundin e vitit gjithsesi se tani janë më të tensionuara. Javët e fundit të vitit 2012 vëmendja ishte përqendruar më shumë në konfliktin mes partive maqedonase të pozitës dhe opozitës, por kjo nuk ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet ndëretnike, ato ngelen të tensionuara”, thotë Albert Musliu duke shtuar se rezultatet pozitive në këtë sferë varen ekskluzivisht nga partitë politike.
“Politikanët tanë gjithsesi se duhet ta rrisin nivelin e kulturës, të dialogut dhe debatit, të mësohen si kompromisi është pjesë përbërëse e shoqërive demokratike sikur edhe maturia e të folurit që është pjesë e kulturës dhe civilizimit evropian. Këto do të ishin sugjerimet e mia për elitën politike në Maqedoni. Duke i parë tensionet që zhvillohen nuk pres që të paktën në gjysmën e parë të vitit të ketë ndonjë relaksim të marrëdhënieve ndëretnike apo një politikë paqësore”, përfundon Musliu.
Drejtuesit e institucioneve në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ka vepruar ndaj të gjitha situatave konfliktuoze duke pamundësuar përshkallëzimin e tyre.
Në disa raste janë ngritur edhe padi penale por për to nuk ka pasur epilog pasi autorët e tyre janë lënë të lirë.
Për ruajtjen apo kultivimin e raporteve ndëretnike qeveria vitin e kaluar ka shpenzuar mijëra euro për reklama, por ky veprim ishte kritikuar pasi sipas opozita e cila po ashtu për tensionimet ndëretnike ka fajësuar pushtetin.