Edhe pse zgjerimi i mëtejmë i Bashkimit Evropian vazhdon të jetë temë diskutimi në prapaskenën e politikës zyrtare të evropianëve, ky mekanizëm vazhdimisht është shprehur në interes të integrimit të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në “familjen evropiane”.
Kriteret për t’u anëtarësuar në BE, janë ashpërsuar gradualisht që nga vala e fundit e zgjerimit në 2007-n, kur Bullgaria dhe Rumania u bënë pjesë e bllokut.
Brenda këtij viti, Kroacia pritet të bëhet anëtari i 28-të i BE-së.
Të njëjtin synim e kanë dhe Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Serbia, të cilat vazhdojnë hapërimin drejt Brukselit me dinamikë të ndryshme.
Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, tha gjatë një bisede me Radion Evropa e Lirë se dialogu për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Prishtinës e Beogradit lë shpresë për zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet palëve drejt integrimit në BE.
“Kosova ka një fqinj që ende nuk është i gatshëm ta njoh shtetin, por mendoj se fakti që ka nisur dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit-madje në nivelin më të lartë mund të jetë më shpresëdhënës se sa në vitin e kaluar”, tha ajo.
Në dhjetor të 2012-s, Këshilli Evropian vlerësoi se “një përmirësim i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës është i nevojshëm për vazhdimin e rrugës evropiane për të dyja palët, duke shmangur bllokimin e njëra-tjetrës në këto përpjekje”.
Këshilli gjithashtu theksoi se “sundimi i ligjit është vënë vendosmërisht në zemër të procesit të anëtarësimit”.
Për të përmirësuar gjendjen ekzistuese në këtë drejtim, BE-ja kishte instaluar në fillim të vitit 2008 një mision për sundimin e ligjit në Kosovë.
Që kur kanë zbarkuar në Kosovë, gjyqtarët, prokurorët dhe policët evropianë janë mbështetur me rreth 680 milionë euro nga buxheti i BE-së për të ndihmuar, mbikëqyrur dhe këshilluar autoritetet vendore në fushën e sundimit të ligjit.
Eurodeputetja gjermane, Pack, shfaqi shpresën për një angazhim të shtuar të EULEX-it.
“Duhet të mbështeteni edhe në ndihmën e EULEX-it. Shpresoj shumë që EULEX-i të bëjë më shumë se sa që ka mundur të bëjë në vitin e kaluar”, theksoi Pack.
Sundimi i ligjit, me theks te lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar, mbesin parakushte kyçe për avancimin evropian të Kosovës.
Në qershor të vitit të kaluar, palës kosovare iu dorëzua udhërrëfyesi zyrtar për liberalizim vizash, ndërsa në tetor Komisioni Evropian lansoi Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Kosovën.
Pack theksoi domosdoshmërinë e luftës së korrupsionit në Kosovë.
“Pres nga të gjitha autoritetet politike që t’i aktivizojnë të gjitha standardet për regjimin pa viza. Në anën tjetër, mendoj se lufta kundër korrupsionit është një nga detyrat më të mëdha që duhet të vazhdohet-në mos të themi që duhet nisur”, u shpreh eurodeputetja gjermane.
Kosova ka mbetur i vetmi vend në rajon jashtë liberalizimit të vizave me BE-në.
Lidhur me agjendën e integrimit, autoritetet kosovare janë zotuar fuqishëm se në pjesën e parë të këtij viti do t’i përmbushin kriteret afat-shkurtra që do të çonin në nisjen e negociatave për nënshkrimin e MSA-së, eventualisht, në verën e këtij viti.

Shpresoj shumë që EULEX-i të bëjë më shumë se sa që ka mundur të bëjë në vitin e kaluar.