Viti 2012 kishte qenë një vit jo i lehtë për prodhuesit kosovarë. Problemet, me të cilat ata u ballafaquan gjatë këtij viti, vështirësuan zhvillimin e veprimtarisë së tyre.
Tatimet e larta mbi Vlerën e Shtuar, taksat doganore për lëndën e parë, financimi i vështirë për bizneset, normat e larta të interesit janë vetëm disa nga vështirësitë më të cilat ata ballafaqohen.
Komuniteti i biznesit vazhdimisht gjatë këtij viti kishte kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëhet ndryshim në politikat fiskale, në mënyrë që, siç theksonin ata, prodhuesit kosovarë të jenë të barabartë me prodhuesit e vendeve rajonale.
Kompania “Pestova”, në Vushtrri merret me prodhimin dhe përpunimin e patates. Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie, tregon për sfidat që e përcollën kompaninë gjatë këtij viti.
“Ne importojmë vajin e palmës për fërgimin e patates nga Holanda dhe Italia dhe çmimi i vajit të palmës është rritur 80 deri në 100 për qind , ne fatkeqësisht paguajmë edhe taksën, edhe TVSH-në, në import të vajit të palmës, taksë që konkurrentët tanë nuk e kanë dhe jemi të pabarabartë. Prandaj, e kemi koston më të lartë se sa konkurrentët që janë prezent në tregun e Kosovës”, thotë Kosumi.
Në bazë të të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, sektori i prodhimit në Kosovë shfrytëzon 63.9 për qind të kapaciteteve prodhuese, ndërsa 36.1 janë kapacitete të pashfrytëzuara.
Sipas këtyre të dhënave të BQK-së, në nivel të industrive, industria e plastikës dhe gomës ka nivelin më të lartë të shfrytëzimit të kapaciteteve, e cila arrin në 83.0 për qind të kapaciteteve prodhuese.
Më pas, kjo industri pasohet nga industria e përpunimit të ushqimit që përdor 76.5 për qind të kapaciteteve të saj prodhuese.
Drejtuesit e dy organizatave më të mëdha, të cilat përfaqësojnë bizneset e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, së fundi kanë bërë thirrje për një pako gjithëpërfshirëse fiskale, që do të ishte stimuluese për zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë në vend.
Sipas tyre, duke pasur parasysh eksportet gjithnjë e më të ulëta të vendit dhe rritjen e ndjeshme të importeve, “lista e produkteve të liruara nga obligimet doganore në projektligj të jetë gjithëpërfshirëse, e jo selektive”.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ambienti i pafavorshëm biznesor ka bërë që prodhuesit vendorë të jenë në një pozitë jo të mirë afariste.
“Është ambienti i brendshëm, i cili nuk krijon kushte për zhvillim të bizneseve. Ne kemi kërkuar reformë fiskale substanciale në kuptim që në pamundësi të prodhimit të lëndës së parë në Kosovë, që lënda e parë që importohet, të jetë pa tarifa doganore, dhe të gjitha këto do ta kenë ndikimin e vet”, thekson Rukiqi.
Bizneset vendore, sipas Rukiqit, presin nga autoritetet e Kosovës që të krijojnë mundësi më të mira për të vitin 2013.
“Bizneset presin që përfundimisht sektori privat të jetë prioritet jo vetëm në dokumente, mirëpo të ketë zbatim të ligjit dhe dokumente që hartohen. Ne po themi se kemi bërë ligje të mira dhe reforma, mirëpo nuk është përmirësuar situata në terren e bizneseve”, shprehet Rukiqi.
Në anën tjetër, Bedri Kosumi, pronor i kompanisë “Pestova”, thotë se krijimi i mundësive më të mira për biznesin vendor do të ndihmonte edhe në uljen e deficitit të lartë tregtar që ka Kosova.
“Në pakon fiskale për lirimin e lëndëve të para nga taksa doganore, të futen edhe këto lëndë të para që i theksova më herët, të cilat do të na bënin të barabartë me prodhuesit tjerë që janë konkurrent dhe prezent në tregun e Kosovës. Dhe, kjo do të na mundësonte që të jemi më të suksesshëm në tregun e Kosovës por edhe të bëjmë eksport më shumë se sa që kemi aktualisht”, shprehet Kosumi.