Gjatë vitit 2012, Kosova ka shënuar një varg arritjesh në fushën e arsimit dhe shkencës, megjithëse ende mbetet mjaft për t’u bërë, ka thënë të mërkurën ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.
Ai ka theksuar se ministria që ai drejton, gjatë këtij viti ka vazhduar punën për realizimin e aktiviteteve të planifikuara, sipas Planit strategjik të arsimit 2011-2016.
“Një pjesë e mirë e aktiviteteve kanë pasur qëllim arritjen e objektivave të arsimit, si ngritja, përfshirja dhe cilësia në arsimin parauniversitar. E kemi renditur si të parën, botimin e Abetares së përbashkët të gjithë gjeografisë shqiptare. Në fakt, kjo është jashtë Planit strategjik 2011 – 2016, por megjithatë, e kemi renditur si të parën, sepse është një realizim i veçantë".
Ministri Buja ka përmendur edhe realizimin e fushatës për vetëdijesimin lidhur me arsimimin parashkollor, fillimin e rishikimit të gjithë dokumentacionit pedagogjik parauniversitar në tre gjuhë, mbajtjen, sipas tij me sukses, të maturës shtetërore, si dhe testi i arritshmërisë për klasat e larta.
Ministri Buja ka theksuar se janë ndërmarrë një varg aktivitetesh dhe zhvillimesh të reja në sistemin arsimor në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë, të mundësive për punësim dhe perspektivë në karrierën e të rinjve në tregun e punës.
Por, ai është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e disa njësive akademike.
“Në Universitetin e Prishtinës, në nivelin akademik, janë akredituar 4 programe në Fakultetin Ekonomik, 5 në Fakultetin Juridik, 1 program në Fakultetin Filozofik ose në Histori, si dhe 1 program në mjekësisë ose Biomjekësia eksperimentale”.
“Të tjerat programe që kanë aplikuar, janë në proces të akreditimit. Jam shumë i pakënaqur me veprimet që kanë bërë njësitë akademike dhe udhëheqësit e këtyre njësive për këtë çështje, sepse Agjencioni i akreditimit ka qenë i gatshëm që të bëj akreditimin e të gjitha atyre programeve që janë të gatshme për t’i hyrë procesit të studimit”, ka thënë Buja.
Në anën tjetër, Eqrem Kryeziu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, zëvendëskryetar i parë në Komisionin Parlamentar për Arsim, Rini, Kulturë, Sport, Qeverisje Lokale dhe Media, ka theksuar se vërejtjet më të mëdha në fushën e arsimit në Kosovë kanë të bëjnë me çështjen e punësimit të kuadrove në kuadrove.
“Duke qenë se arsimi merr një kontingjent të madh njerëzish, natyrisht që partia në pushtet është kujdesur që t'i ‘qërojë’ nga marrëdhënia e punës njerëzit që nuk pajtohen me të ose i shantazhin që të bëhen veprimtarë të saj, për të ruajtur bukën e gojës. Një qasje e tillë sjellë shumë deformime edhe në shoqërinë tonë”, u shpreh ai.
Me gjithë këtë, Kryeziu ka përshëndetur zyrtarizimin e Universitetit të Pejës dhe Universitetit të Prizrenit, pavarësisht kritikave të cilat ditë më parë i ka adresuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili i ka theksuar se në Kosovë po hapen “universitete të mahallëve”.
Kryeziu ka theksuar se, kritika bie jo mbi hapjen e universiteteve por, për kualitetin e tyre.
“Në aspektin e kualitetit, është e vërtetë se shpesh herë aty ka njerëz që e kanë kryer vetëm për batchelor. Do të thotë, nuk marrin ekspertë, por marrin partizanët e tyre”, tha Kryeziu.
Ndryshe, ministri Buja, ka dhënë sqarime lidhur me ndryshimet eventuale në librat shkollorë të historisë, për heqjen, siç thuhet, të gjuhës së urrejtjes.
“Këto ndryshime, që janë kërkuar që të bëhen, janë në përpurthje me një kërkesë të Komisionit Evropian, që nga vitit 2004, kryesisht për vendet e Ballkanit, që të ndryshoj, për aq sa mundet, gjuha e urrejtjes e shkruar në librat e historisë apo në librat e tjerë”.
“Atëherë, konform kësaj marrëveshje ose këtij sugjerimi nga Komisioni Evropian, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka bërë një komision profesional, që ka bërë punën e tij. Unë, para pak minutash, në tavolinën time mora raportin e tyre dhe nuk mund të flas tash saktësisht për të. Por, së shpejti do t’ju them saktësisht se çfarë ka bërë ky komision dhe ku ka ndërhyrë”.
Sidoqoftë, ministri Buja ka theksuar se në dikasterin që ai drejton do të vazhdohet edhe më tutje me realizimin e objektivave, të cilat konsiderohen si prioritet në fushën e arsimit në Kosovë.