Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, antibiotikët për 60 vjet me radhë kanë qenë parandaluesit kryesorë të sëmundjeve të ndryshme.
Megjithatë, shumë antibiotikë, nga përdorimi i tepërt, tashmë kanë humbur efikasitetin dhe ka lindur nevoja e kërkimeve të reja alternative për zëvendësimin e tyre.
Por, në Kosovë, antibiotiku vazhdon të jetë bari më i preferuar për trajtimin, madje, edhe të ftohjeve më të lehta. Ky bar shitet në pjesën më të madhe të farmacive pa pasur recetën e mjekut.
Albulena Gashi e ka një përvojë të tillë:
“Më ka ndodhur shumë shpesh të shkoj në barnatore e të blej antibiotikë, pa recetë të mjekut. Madje, as që ta kërkojnë nëpër barnatore recetën e mjekut, asnjë barnatore nuk të bën problem”, tregon Albulena.
Ndërkaq, farmacistët në vend thonë se vetëm në raste specifike jepet antibiotiku pa recetë.
“Ne nuk e preferojmë shitjen e antibiotikut pa recetë, përpos në disa raste specifike. Kjo ndodh për shkak të efekteve anësore që mund t’i ketë antibiotiku. Andaj nuk e preferojmë ne si farmacistë", thotë farmacisti Afrim Maloku.
Por, sipas zyrtarëve shëndetësorë, përdorimi i antibiotikut pa kontroll, shkakton dëme shumë të mëdha në organizëm.
Doktor Lul Raka, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se janë duke punuar në drejtim të përdorimit sa më të paktë të antibiotikëve.
Ai bën të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tashmë është pajisur me aparaturë që zbulon infeksionet dhe kjo, sipas tij, ndihmon në përdorimin e drejtë të antibiotikëve.
“Ne kemi lëvizur prej letrës, dhe aktivitetet që janë realizuar janë grantet e fituara. Një tjetër element i Ministrisë së Shëndetësisë, ka ndarë buxhet të caktuar për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve spitalore dhe rezistencën. Tani është siguruar një aparat që i zbulon gjenet e rezistencës, derisa deri tash është dashur të presin deri në 4 muaj për t’i marrë rezultatet. Tani ne, brenda ditës, i zbulojmë gjenet familjare të rezistencës”, bën të ditur Raka.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë se në këtë aspekt ka pasur kujdes institucional. Sipas tij, përdorimi i drejtë i antibiotikëve në vend është njëra nga standardet që institucioni që ai drejton, do të duhet ta përmbushë.
“Kontrolli i infeksioneve dhe përdorimi i drejtë i antibiotikëve, e paraqet njërin prej standardeve që Ministria e Shëndetësisë e synon në procesin që ne e kemi përpara. E procesi më i rëndësishëm është akreditimi i institucioneve shëndetësore në vend veçanërisht atyre spitalore, si Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, thekson Agani.
Megjithatë zyrtarë shëndetësorë kanë deklaruar se shitja e antibiotikut ndodh qe dy dekada nëpër barnatoret e Kosovës.
Prandaj, sipas tyre, ata janë duke punuar në strategjinë e ndalimit të rezistencës së antibiotikut dhe një ndër pikat orientuese do të jetë ndalimi i shitjes së antibiotikut pa recetën e mjekut.