Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe ai i pajtimit ndërmjet të dyja popujve janë procese të ndara që mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin, thanë pjesëmarrësit e një konference të organizuar nga Institutit Kosovar i Paqes.
Fati i bisedimeve politike të cilat nisën në mes të palëve më 19 tetor në takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, sipas panelistëve, nuk duhet të mbetet në duart e klasës politike të të dyja vendeve.
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherazi kryesues i bordit të këtij instituti, Bajram Kosumi, theksoi rëndësinë për një rol më të madh të shoqërisë në Prishtinë e Beograd në përmirësimin e raporteve në mes të dyja vendeve.
“Pritja se kur kryeministrat apo presidentët e të dyja vendeve do të pajtohen, do të arrijnë një marrëveshje, do të arrijnë një traktat, pritja nga pozita e spektatorit nuk e ndihmon procesin. Grupe të tjera shoqërore, përveç klasës politike, duhet ët jenë aktive në këtë proces”, tha ai duke shprehur bindjen se në fazën e parë të bisedimeve do të kërkohet zgjidhje për temat më “të lehta” për t’ju qasur në të ardhmen çështjeve më të ndërlikuara siç janë ato që kanë të bëjnë me krime lufte në Kosovë.
Në këtë kuadër, drejtorja ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, tha se duhet të bëhet një vërtetim i viktimave që lanë pas luftërat në të gjithë rajonin në mënyrë që, siç tha ajo, të mos flitet për shifra por për emra.
Kandiq theksoi se gjatë bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të shtrohet për diskutim edhe çështja e të pagjeturve dhe temat e tjera që ndërlidhen me krimet e luftës në Kosovë.
“Nëse shkon në këtë drejtim normalizimi i marrëdhënieve, atëherë kjo është në interes të viktimave, të shoqërisë dhe në interes të një stabiliteti dhe paqeje në regjion”, tha Kandiq.
Arritja e paqes në rajon dhe përmirësimi i marrëdhënieve në mes të popullit të Kosovës dhe atij të Serbisë, sipas anëtarëve të Fondit për të Drejtën Humanitare nuk mund të rezultojnë të suksesshme përderisa ekzistojnë paragjykimet në mes të serbëve dhe shqiptarëve.
Duke folur për një projekt që organizata ka zhvilluar në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë, Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se paragjykime të tilla mbeten ekzistente dhe mund të vërehen edhe tek të rinjtë.
“Ne kemi qenë tepër të befasuar me mosnjohurinë e të rinjve mbi ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë. Kemi vërejtur se vetëm sa kanë filluar të krijohen mite mbi të kaluarën e të mos flas për paragjykime”, u shpreh ai.
Gjatë luftës në Kosovë, gjatë luftës në Kosovë më 1999 konsiderohet të kenë humbur jetën mbi dhjetë mijë njerëz, ndërsa aktualisht afro 1800 janë të listën e të pagjeturve në vend.