Mitrovicë: Reagime për "Mbrojtjen Civile"

Bërnjak, foto nga arkivi

Drejtuesit e komunës së Mitrovicës përmes një komunikate për media kanë reauar kundër “ pranisë së njerëzve të uniformuar të organizatës “Civilna Zastita” (Mbrojtja Civile), të cilët të shtunën dhe të dielën janë parë në veri të qytetit”.

Përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës, kanë kërkuar nga strukturat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë që “të ndërmarrin masa dhe të mos lejojnë një gjë të tillë, që paraqet ndërhyrje e Serbisë në Kosovë”.

Mbrojtja Civile në veri të Kosovës është një organizim i serbëve të atjeshëm, në kuadër të strukturave paralele që financohen nga Serbia.

Në fillim të këtij viti, përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, patën konfirmuar edhe publikisht ekzistencën e kësaj Mbrojtjeje, duke thënë se pjesëtarët e saj merren më shumë me “çështje komunale”.

Klikoni këtu për të lexuar më shumë për Mbrojtjen Civile në veri të Kosovës...