Vizita e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, në Kosovë, është mjaft e rëndësishme, para fillimit të procesit të dialogut të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në Kosovë.
Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED, thotë se vizita e përbashkët e Clinton dhe Ashton, si dhe mesazhet që kanë dhënë ato, janë mjaft inkurajuese për Kosovën dhe procesin, nëpër të cilin po kalon vendi.
Arifaj vlerëson se, në veçanti, vizita e sekretares së Shtetit Clinton, vërteton përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta mbështetur Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, por njëkohësisht është mesazh edhe për ndërmjetësuesit e procesit.
“Për Kosovën, që ka një përvojë jo të mirë me procesin e dialogut teknik, me marrëveshjet, të cilat nuk po zbatohen, është me rëndësi që megjithatë edhe SHBA-ja është e përkushtuar që ta përkrahë Kosovën edhe në këtë proces të bisedimeve. Por, sigurisht, ky është mesazh edhe për Brukselin që Amerika mbetet syçelë dhe e përcjellë me kujdes këtë proces dhe se do të kujdeset në njëfarë mënyre edhe për Kosovën që të mos dalë e humbur nga ky proces”, thotë Arifaj.
Analisti Shenoll Muharremi vlerëson se vizita e përbashkët në Kosovë e sekretares së Shtetit, Clinton, dhe shefes së diplomacisë evropiane, Ashton, si dhe deklaratat që ato i kanë dhënë, e kanë sforcuar qëndrimin se cenimi eventual i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nuk është opsion që mund të diskutohet.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, së bashku dhe njëzëri e kanë forcuar dhe e kanë çimentuar qëndrimin që pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i padiskutueshëm. Ndërsa, dialogu është mjet për normalizim të marrëdhënieve dhe avancim të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.
“Pra, përderisa kjo vizitë është një sukses i madh për Kosovën në aspektin ndërkombëtar, mesazhet ishin shumë të qarta që qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jenë top – prioritete për Qeverinë e Kosovës dhe që duhet të ndodhë në praktikë, me vepra dhe jo vetëm me fjalë boshe”, vlerëson Muharremi.
Analisti Arifaj thotë se krahas ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, që i ka garantuar sekretarja e Shtetit Clinton, tejet e rëndësishme është edhe ruajtja e rregullimit të brendshëm kushtetues të Kosovës.
“Më saktësisht, të mos ketë një ‘Ahtisaari plus’, që i jep veriut një status special. Sinjalet që po vijnë nga Uashingtoni janë shumë inkurajuese. Tregojnë që Prishtina ka arritur ta bindë Uashingtonin që nuk është në interes as të Uashingtonit një ‘Ahtisaari plus’”.
“ Por, gjithmonë është në pikëpyetje qëndrimi i Evropës dhe për këtë është e rëndësishme për Kosovën që edhe SHBA-ja të jetë shumë e përfshirë në procesin e dialogut dhe të mos mbetet vetëm në duart e Evropës, e cila ka ditur të tregohet e aftë që t’i ndërrojë qëndrimet brenda ditës dhe brenda natës”, thekson Arifaj.
Por, analisti Muharremi thotë se vizita e përbashkët Clinton- Ashton është mjaft e rëndësishme dhe i kontribuon arritjes së paqes në Ballkanin perëndimor.
“Është shumë e rëndësishme, për shkak se i kanë siguruar kosovarët se dialogu nuk është në dëm të Kosovës dhe bëhet për të mirën edhe të Kosovës edhe të Serbisë, por edhe të qytetarëve të rajonit. Andaj, është shumë me rëndësi dhe është ndër rastet e rralla kur shohim Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kaq preciz dhe kaq të akorduar mirë me njëri-tjetrin. Kjo, padyshim, do t’i kontribuojë paqes dhe zhvillimit të Ballkanit perëndimor dhe avancimit të saj drejt BE-së”, shprehet Muharremi.
Ndryshe, njohësit e rrethanave politike në vend, vlerësojnë se për Kosovën nevojitet një mbështetje amerikane dhe evropiane për një proces të shëndoshë të dialogut, në të cilin Kosova do të njihej si partner nga Bashkimi Evropian.
Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED, thotë se vizita e përbashkët e Clinton dhe Ashton, si dhe mesazhet që kanë dhënë ato, janë mjaft inkurajuese për Kosovën dhe procesin, nëpër të cilin po kalon vendi.
“Për Kosovën, që ka një përvojë jo të mirë me procesin e dialogut teknik, me marrëveshjet, të cilat nuk po zbatohen, është me rëndësi që megjithatë edhe SHBA-ja është e përkushtuar që ta përkrahë Kosovën edhe në këtë proces të bisedimeve. Por, sigurisht, ky është mesazh edhe për Brukselin që Amerika mbetet syçelë dhe e përcjellë me kujdes këtë proces dhe se do të kujdeset në njëfarë mënyre edhe për Kosovën që të mos dalë e humbur nga ky proces”, thotë Arifaj.
Analisti Shenoll Muharremi vlerëson se vizita e përbashkët në Kosovë e sekretares së Shtetit, Clinton, dhe shefes së diplomacisë evropiane, Ashton, si dhe deklaratat që ato i kanë dhënë, e kanë sforcuar qëndrimin se cenimi eventual i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nuk është opsion që mund të diskutohet.
“Pra, përderisa kjo vizitë është një sukses i madh për Kosovën në aspektin ndërkombëtar, mesazhet ishin shumë të qarta që qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jenë top – prioritete për Qeverinë e Kosovës dhe që duhet të ndodhë në praktikë, me vepra dhe jo vetëm me fjalë boshe”, vlerëson Muharremi.
Analisti Arifaj thotë se krahas ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, që i ka garantuar sekretarja e Shtetit Clinton, tejet e rëndësishme është edhe ruajtja e rregullimit të brendshëm kushtetues të Kosovës.
Sinjalet që po vijnë nga Uashingtoni janë shumë inkurajuese...