Në buxhetin e vitit 2013, i cili kap shumën prej 1.586 miliardë eurosh, autoritetet e Kosovës, si projekte me prioritet kanë futur përfundimin e autostradës Morinë - Merdar dhe ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit.
Për autostradën e re Prishtinë - Hani i Elezit është bërë e ditur se fillimisht nga buxheti i viti 2013, janë ndarë 30 milionë euro, Ndërkaq, për përfundimin e projektit të autostradës Morinë - Merdar janë paraparë 217 milionë euro.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Menderes Ibra, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç këtyre projekteve në infrastrukturë rrugore, buxheti i vitit 2013 parasheh edhe ndërtimin e shumë objekteve shkollore.
“Në çështjet e mbështetjes të sektorit të bujqësisë do të ketë grante për bujqësi, subvencione, do të vazhdohet me mbështetjen e reformës në administratë publike dhe shëndetësi, që janë projekte shumë të rëndësishme. Është siguruar edhe mbështetja e vazhdueshme për transfere sociale ku hyjnë kategoritë e të gjitha llojeve të pensioneve dhe të kategorive tjera”, thotë Ibra.
Zyrtarët e Ministrisë së Financave theksojnë se të gjitha këto, dhe projektet tjera të parapara me këtë buxhet, po arrihen duke ruajtur stabilitetin dhe qëndrueshmërinë makro-fiskale, që është prioritet i Qeverisë.
Projektet, të cilat janë futur në buxhetin e vitit 2013, sipas Ibrës, do të mundësojnë zhvillim ekonomik të Kosovës.
“Është e njohur që infrastruktura apo investimet në infrastrukturë janë bazë për zhvillimin ekonomik të secilit vend dhe për këtë arsye duke rrumbullakuar investime dhe projekte të tilla madhore në infrastrukturë, kjo do të ketë impakt substancial në zhvillimin ekonomik të vendit, në zhvillimin e sektorit privat, sepse krijohen mundësitë edhe për zhvillimin e sektorëve tjerë të ekonomisë”, thekson Ibra.
Ndërkaq, ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se ky buxhet nuk garanton zhvillim, por vetëm trend pothuajse të njëjtë të shpenzimeve.
Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave buxhetin e vitit 2013 e quan konservativ.
“Projekt-buxheti i miratuar dje nga Qeveria, është mjaft konservativ, nuk mban në vete rreziqe të mosrealizimit, është gati në nivelin e këtij viti, nuk ka ndonjë rritje të ndjeshme as të të hyrave, as të shpenzimeve”, thekson Shatri.
Shatri thekson se mjetet e buxhetit do të duhej të definoheshin në prioritet, që do të ndikonin në nxitje të zhvillimit ekonomik, të punësimit dhe zvogëlim të varfërisë.
Sa i përket projekteve kapitale që janë paraparë të realizohen në vitin 2013, sipas Shatrit, nuk reflektojnë zbutje të shqetësimeve të mëdha të qytetarëve, siç janë papunësia dhe varfëria.
“Nuk është buxhet, i cili siguron që me këto investime mund t’i zgjidhësh problemet e qytetarëve, qoftë të zvogëlimit papunësisë, qoftë të varfërisë. Nuk premton se do të rregullojë situatën ekonomike të vendit në asnjë mënyrë”, vlerëson Shatri.
Buxhetit i vitit 2013, i cili parashihet të jenë 1 miliard e 586 milionë euro, është me një rritje prej 4 për qind krahasuar me buxhetin e këtij viti, kurse të hyrat do të jenë 1 miliard e 423 milionë euro, me një rritje prej 3 për qind.
Hartimi i këtij buxheti është bërë duke marrë parasysh edhe ecuritë në eurozonë dhe në harmoni me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Përderisa është paraparë rritje ekonomike prej 4.5 për qind.
Ndryshe, buxheti i miratuar nga Qeveria e Kosovës i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.