Takimi në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb Ivica Daçiq, nga politikanët serbë të veriut të Kosovës është parë dhe vlerësuar në mënyra të ndryshme.
Politikani nga veriu i Mitrovicës, Marko Jakshiq, njëherësh deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike Serbe të Vojisllav Koshtunicës, vlerëson se takimi ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit ka qenë i panevojshëm, sidomos kur merret parasysh që ndaj kryeministrit të Kosovës ekziston një padi penale në Serbi, për siç thuhet “shkëputjen e pjesës jugore të Serbisë”.
“Duke pasur parasysh këtë, mendoj se shumë më tepër ka humbur pala serbe, para së gjithash Beogradi, për shkak se nëse tashmë i kanë bërë një padi penale dhe kanë vërejtje të mëdha ndaj veprimtarisë politike të kryeministrit Hashim Thaçi, atëherë mendoj se nuk ka kurrë farë logjike që të takohen me të. Mendoj se ky është një gabim i madh politik, si dhe një poshtërim i qeverisë dhe popullit të Serbisë”, thotë Jakshiq.
Sipas tij, arsyet pse ky takim ka ndodhur janë, siç tha ai, kërcënimet e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë me heqjen e vizave të Shengenit.
Por, lideri tjetër i serbëve të veriut të Kosovës, Radenko Nedeljkoviq, vlerëson se takimi ndërmjet Thaçit dhe Daçiqit është një shenjë pozitive dhe se dialogu i deritashëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, siç thotë ai, në nivel më të lartë.
“Është më se e qartë se çështja e Kosovës është komplekse dhe se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm në nivelin më të lartë. Kështu që, në njëfarë mënyre, mua më gëzon fakti që këto bisedime janë ngritur në nivel të lartë dhe konsideroj se edhe bashkësia shqiptare e edhe ajo serbe janë ngopur me përplasje dhe me probleme dhe se të gjithë duhet t’i kthehemi normalizimit të marrëdhënieve dhe jetës normale”, thekson Nedelkoviq.
Zhvillimi i dialogut me një nivel më të lartë të përfaqësimit por edhe evoluimi i dialogut nga ai teknik në atë politik, që ishte edhe kërkesë e Serbisë, sipas Jakshiqit, nuk do të jetë në favor të shtetit serb dhe se ky i fundit, siç thotë ai, do të jetë i detyruar nga Bashkimi Evropian që të bëjë edhe më tej koncesione në bisedime me Kosovën.
“Mendoj se Beogradi po e ngritë në nivel politik dialogun, por rezultatet afërsisht do të jenë të njëjta (sikur të dialogut teknik). Unë nuk e di se çfarë domethënie mund të ketë niveli politik, duke pasur parasysh që Prishtina ka thënë mjaftë qartë se nuk do të merren në konsiderim kurrfarë bisedimesh për statusin e Kosovës. Nëse nuk ka bisedime për statusin e Kosovës, atëherë unë nuk e di pse Beogradi do të duhej të bisedonte fare”, shprehet Jakshiq.
Por, Nedeljkoviq vlerëson se serbët e veriut të Kosovës presin që vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, të prodhojë rezultate pozitive edhe për ta.
“Gjithsesi që serbët e veriut të Kosovës janë të vetëdijshëm për faktet dhe që problemi duhet të zgjidhet. Nuk guxojmë ta fshehim kokën nën rërë. Por, gjithashtu, serbët presin që pala shqiptare nuk mund t’i merr të gjitha dhe bashkësia serbe t’i humbë të gjitha”, thotë Nedeljkoviq.
Ai thekson se serbët presin që në të ardhmen të gjendet një zgjidhje me kompromis, në mënyrë që të jenë të kënaqur të dyja palët, shqiptarët dhe serbët dhe që asnjëra palë të mos jetë fituese apo humbëse absolute.