Qindra protestues, në mesin e tyre edhe aktivistë të shumtë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë mbajtur një protestë gati dy orë të gjatë, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit në dorë mbanin parullat kundër Qeverisë së Kosovës: “Me hajna nuk ka shtet”, “Jo bisedime me Serbinë”, “Vetëvendosje”, e të tjera.
Para protestuesve fillimisht ka folur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka thënë se Policia e Kosovës, nuk duhet të merret me Vetëvendosjen, por sipas tij, ata duhet të merren me korrupsionin, krimin e organizuar e dukuri të tjera të dëmshme për vendin.
“Policia e Kosovës, duhet të merret me të korruptuarit, me krimin organizuar dhe me strukturat ilegale shtetërore të Serbisë. Ne ju bëjmë thirrje gjithë policëve të Kosovës të organizohen në sindikatën e tyre dhe t’i dërgojnë letër shefit të policisë, ministrit të Brendshëm, kryeministrit, që të mos i mbërthejnë kundër Vetëvendosjes, por kundër korrupsionit, kundër kriminelëve dhe kundër strukturave ilegale të Serbisë”, tha Kurti.
Kurti tha se policia gjatë protestës se djeshme ka sulmuar qytetarët e padhunshëm e të paarmatosur. Sipas tij, dje policia ka zbatuar urdhrat e ekzekutivit.
“Këta njerëz, dje kanë zbatuar, urdhrat e qeverisë, të një qeverie të dhunshme, e cila shtetin e Kosovës, po e bën shtet policor. Ne jemi kundër shtetit policor dhe për Republikën e Kosovës”, tha Kurti.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konference të jashtëzakonshme për media, pak para orës 11:00, kur ishte paraparë që të niste protesta, e ka ftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, që të largohet nga protestat në rrugë dhe aktivitetin e vet ta zhvillojë përmes institucioneve të Kosovës.
Gjatë konferencës, kryeministri Thaçi tha se pamjet që janë parë të hënën në qendër të Prishtinës nuk janë pamje që i duhen Kosovës së pavarur që mëton të jetë një shtet demokratik i integruar në NATO e Bashkim Evropian.
Thaçi në radhë të parë ka fajësuar veprimet e Vetëvendosjes për dhunën e shkaktuar gjatë përplasjeve ndërmjet forcave policore dhe demonstruesve nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje.
“Jam thellësisht i tronditur nga pamjet e djeshme në kryeqytetin tonë. 13 vite pas çlirimit të Kosovës, dhe 5 vite pas bërjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, asnjëherë nuk kam menduar që sheshi i kryeqytetit tonë do të ishte arenë e pamjeve të tilla rrëqethëse”.
“Protestues të lënduar, deputetë të lënduar, policë të lënduar. Dhe sot shtrohet pyetja: Si thoni ju qytetarë të dashur të sillemi ne? T’i lëmë institucionet të cenohen dhe degradohen, të lejojmë anarki..., dhunë? Jo, kjo nuk do të ndodhë”, shtroi dilemat dhe pyetjet e tij kryeministri Thaçi.
Kryeministri Thaçi e cilësoi Lëvizjen Vetëvendosje si "një grup politik që nuk pajtohet me konsensusin politik për procese të shumta në Kosovë, përfshi edhe dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë".
Ai tha se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, me veprimet e tij po mundohet tash të njollosë policinë dhe institucionet e Kosovës duke e bartur betejën e humbur, siç tha ai, nga Parlamenti në rrugë.
Kreu i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaçi, e ka ftuar liderin e Vetëvendosjes që të jetë i përgjegjshëm politikisht dhe siç tha ai “t’i ndalojë manipulimet me qytetarë”.
Mbi të gjitha, theksoi Thaçi, institucionet do të veprojnë konform ligjeve duke mbrojtur rendin dhe respektuar interesat e shtetit të Kosovës.
Ndryshe, për dallim nga protesta e së hënës, ku numri i policëve ishte i madh, të martën nuk është vërejtur prani e madhe e policisë.
Deputeti, Rexhep Selimi, për policët e pranishëm, tha se shumë nga ta duhet të veprojnë kundër popullit, pasi që sipas tij, duhet t’i zbatojnë urdhrat e paligjshme.
Ndërsa, lidhur me konferencën që ka mbajtur kryeministri Thaçi, deputeti Rexhepi u shpreh:
“Doli sot në një konferencë kreu i qeverisë, doli kryeministri dhe iu drejtua popullit sikur dikur Xhavit Nimani në vitin 1981, po as në vitin 1981 as në vitin 1998 e as në vitin 2012, populli nuk merr vesh nga këta njerëz. Populli nuk merr vesh këta, sepse populli merr vesh të drejtën e tij për vetëvendosje”, tha Selimi.
Në përfundim të protestës, rreth 60 bluza, që mbanin emrat e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar nga Policia e Kosovës në protestën e një dite më parë, janë vendosur në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit gjatë protestës, kanë mbajtur flamuj kombëtar në dorë dhe kanë kërkuar lirimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente.