Stefan Fyle: Nobeli do të inkurajojë zgjerimin e BE-së

Stefan Fyle

“Çmimi Nobel për Paqe është një inkurajim i jashtëzakonshëm. Shpresoj se do t’i bëjë politikanët dhe qytetarët të mendojnë seriozisht për fuqinë transformuese të zgjerimit”, ka thënë komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, pak orë pasi Fondacioni i Nobelit ka nderuar bllokun 27-anëtarësh me Çmimin e Paqes.


RADIO EVROPA E LIRË
Bashkimi Evropian ka fituar Çmimin Nobel për Paqe. Komiteti i Nobelit ka theksuar efektet pozitive të zgjerimit të BE-së. Si komisionar për Zgjerim, cili është komenti juaj?

STEFAN FYLE
Unë nuk e shoh këtë afrim, por ai e bën më të madh gëzimin tim. Dhe, vjen në një kohë të përsosur, vetëm dy ditë pas prezantimit të raportit të progresit për zgjerimin e BE-së.

RADIO EVROPA E LIRË
Si do ta ndikojë çmimi punën tuaj personale?

STEFAN FYLE
Për mua është kënaqësi e madhe, sepse zgjerimin e kam çështje të shpirtit, ndërsa do të thotë shumë për qindra kolegë të mi – kolegët që punojnë në Bruksel dhe në kryeqytetet e vendeve që synojnë integrimet.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se çmimi do të veprojë si një katalizator për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian?

STEFAN FYLE
Absolutisht. Në kohën kur disa flasin për lodhje nga zgjerimi dhe disa për lodhje nga reformat, Çmimi Nobel për Paqe është një inkurajim i jashtëzakonshëm. Shpresoj se do t’i bëjë politikanët dhe qytetarët të mendojnë seriozisht për fuqinë transformuese të zgjerimit.

Shpresoj se do të forcojë argumentin tonë se integrimi dhe zgjerimi më i thellë duhet ta shoqërojnë njëri-tjetrin, sepse kjo është mënyra e duhur për të forcuar Bashkimin Evropian.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë mesazhi dërgon çmimi në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Lindore?

STEFAN FYLE
Më e rëndësishmja është se çmimi do t’iu kujtojë atyre se janë pjesë e projektit më të suksesshëm dhe më ambicioz të Evropës. Këtyre ditëve, na kanë munguar lajmet e mira dhe lajmi për Çmimin Nobel për Paqe është përfundimisht një lajm i mirë dhe jo vetëm për vendet e zgjerimit, por edhe për Bashkimin Evropian në tërësi.

Unë nuk shoh më vetëm një ditë në fund të tunelit, unë shoh fener ndriçues në fund të kësaj.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se çmimi do të ketë efekt në anëtaret e vjetra të BE-së, të cilat janë më ngurruese ndaj zgjerimit të klubit?

STEFAN FYLE
Mendoj se do t’i hapë mendjet e tyre. Nganjëherë jemi shumë të përqendruar, dhe ndoshta me të drejtë, në çështjet dhe sfidat e brendshme, por është koha që të mendojmë të kemi në duart tona instrumentin më të fuqishëm dhe më transformues, që është zgjerimi.

Shpresoj se ato do të ndalojnë së menduari për zgjerimin dhe integrimin më të thellë si dy çështje të ndara, por si dy procese paralele, të cilat forcojnë Bashkimin Evropian dhe jo anasjelltas.

Përgatiti: Valona Tela