Kosova e lirë, e pavarur, demokratike dhe sovrane është sot jo vetëm një realiteti i pakthyeshëm, por një faktor i domosdoshëm për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në gjithë rajonin e Ballkanit, tha të enjten në Prishtinë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në cilësinë e presidentit, Nishani fillimisht u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidenti shqiptar tha se ndihej i kënaqur që agjendën e tij jashtë vendit, e ka nisur me vizitën në Kosovë.
“Dëshiroj të shpreh gjithë kënaqësinë dhe nderin e veçantë që kam në vizitën time të parë si president i Shqipërisë, të cilën po e kryej në Kosovë”, u shpreh Nishani.
Ndërkaq, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Kosovë, presidenti i Shqipërisë tha se heqja e mbikëqyrjes për pavarësinë e Kosovës, do të hapë rrugë të reja për vendin.
“Momenti i heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, është një moment tjetër historik, që hap një rrugë të re për Kosovën, për qytetarët e saj në konsolidimin e shtetit, në konsolidimin e institucioneve dhe në zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetit ekonomik. Natyrisht, raportet e Shqipërisë me Kosovën kanë qenë të shkëlqyera dhe do të mbeten të tilla”, tha Nishani.
Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi se institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë, në të mirën e të dyja vendeve në ecjen e përbashkët në rrugën e integrimeve ndërkombëtare.
“Shqipëria po i jep Kosovës në të gjitha fushat dhe plotësisht u pajtuam që përkrahja e shtetit shqiptar do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sidomos në lobimin për njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe globale. Gjithashtu edhe në përfaqësimin e Kosovës në vendet e treta dhe në rrugën tonë të integrimeve euroatlantike, në të cilën Shqipëria po arrin suksese jashtëzakonisht të mëdha dhe ne kemi çka të mësojmë nga këto përvoja”, tha Jahjaga.
Presidenti shqiptar, pas takimit me presidenten Jahjaga, u takua edhe me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Pas këtyre takimeve, presidenti Nishani mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u shprehur se deputetët, shoqëria civile dhe institucionet, kanë merita që Kosova, edhe pse si shtet i ri, të mos konsiderohet i tillë për shkak të arritjeve. Por, sipas tij, tani është koha kur kërkohet shumë.
“Në një demokraci parlamentare, Parlamenti është zemra e demokracisë. Mbetem thellësisht i bindur se ju do të vazhdoni të gjeni kurajën qytetare të ngriheni mbi motivet politike për të gjetur konsensusin në interes të Kosovës. Me punën tuaj dhe përkushtimin tuaj serioz, ju do t’u shërbeni qytetarëve të Kosovës, çdo etnie e feje”, deklaroi Nishani.
Presidenti Nishani tha se “asnjëherë nuk duhet harruar të respektojmë sakrificat, vuajtjet, momentet e mbijetesës, për ata që u flijuan për liri dhe dinjitet”.
Përmes kësaj kujtese, tha ai, “ne shikojmë drejt së ardhmes”.
Duke folur për mundësinë e një dialogu të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Nishani tha se virtyti i shqiptarëve ka qenë gjithmonë dialogu dhe qasja për komunikim.
“Bazuar në këtë filozofi, Shqipëria mbështet tërësisht bisedimet Kosovë - Serbi për çështjet praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, mbështet po ashtu vijat e kuqe që ka vënë Qeveria e Kosovës. Marrëveshjet duhet të zbatohen qartë, pa ekuivoke, sa më shpejt dhe qartë që të sigurojmë pjesëmarrjen e Kosovës në forume ndërkombëtar”, theksoi para deputetëve presidenti shqiptar, Nishani, duke shtuar se “çështja e statusit dhe e kufijve të saj është e mbyllur.
Gjatë fjalimit të tij, Nishani tha se forcimi i faktorit shqiptar duhet parë jo si kërcënim, por si siguri për paqen në rajon dhe shtoi se shqiptarët do të jenë së bashku në Bashkimin Evropian.
“Ne, shqiptarët, ndonëse të ndarë në disa shtete, kemi një rrugëtim të përbashkët, të vështirë, por vetëm me një alternativë, integrimin evropian. Ne jemi dhe duhet të jemi së bashku në një betejë për të fituar kohë”, tha Nishani dhe shtoi se Tirana do të angazhohet dhe të lobojë në vazhdimësi për njohjet e reja të Kosovës.
Presidenti Nishani u takua të enjten edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafën, derisa vizitoi familjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe bëri homazhe te varri i tij.
Presidenti Nishani vazhdon edhe të premten vizitën e tij në Republikën e Kosovës.