Projekti i autostradës Vërmicë - Merdare që lidh Kosovën me Shqipërinë, i filluar në prill të vitit 2010, pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti, derisa një pjesë e kësaj autostrade ishte lëshuar për qarkullim gjatë këtij viti.
Nga ky projekt, i cili është një nga investimet më të mëdha të bëra nga Qeveria e Kosovës, ende nuk janë parë përftimet, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike.
Ndërtimi i autostradës Vërmicë - Merdare ishte parë si mundësi e mirë për lehtësimin e këmbimeve tregtare me vendet e rajonit dhe më gjerë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Autostrada, po ashtu, ishte cilësuar projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
Lekë Musa nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se për të parë përftimet e kësaj autostrade, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e politikave tjera tregtare.
“Përftime të menjëhershme nuk ka dhe se ato përftime do të jenë më të dukshme në periudhën e mëvonshme, pasi që Qeveria e Kosovës dhe ambienti i gjithëmbarshëm investues në Kosovë përmirësohet, sepse vetëm infrastruktura rrugore nuk mjafton. Ajo duhet të përcillet me politika tregtare shtesë, të cilat do të duhej t’i merrte Qeveria e Kosovës, për të ndihmuar prodhimin vendor, për të shfrytëzuar këtë infrastrukturë dhe që prodhimet e veta t’i plasojë jashtë shtetit”, thotë Musa.
Në anën tjetër, eksperti i ekonomisë, Milazim Abazi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova deri më tani nga kjo autostradë nuk ka pasur asnjë përftim.
“Për ndërtimin e kësaj autostrade është dashur të marrin pjesë kompani kosovare, si nënkontraktorë, në mënyrë që këto mjete që po përdoren për ndërtimin e autostradës të ngelin në Kosovë. Kështu siç është vepruar, asnjë para nuk po mbetet në Kosovë”, thekson Abazi.
Ndërtimi i autostradës Vërmicë - Merdare ishte parë edhe si një mundësi e mirë për punësimin e qytetarëve të Kosovës. Sipas Lekë Musës, gjatës ndërtimi të autostradës ka pasur punësim relativisht të mirë.
“Ka pasur punësim, e sidomos në ato rajone ku është shtrirë autostrada. Por, në anën tjetër edhe angazhimi i kompanive kosovare në kryerjen e disa punëve në autostradë, ka qenë një mundësi e mirë, ku mendoj se ky qëllim është arritur”, vlerëson Musa.
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, thekson Lekë Musa, e bën Kosovën më atraktive për investitorët e huaj, pasi që, siç thotë ai, qasja për të plasuar produktet e ndryshme dhe për të investuar në Kosovë është më e lehtë.