Reformat zgjedhore vazhdojnë të mbeten peng i mungesës së një konsensusi ndërmjet liderëve të partive politike në Kosovë, ndërkohë që muaji shtatori i këtij viti është koha e fundit kur do të duhej të kryhen këto reforma.
Zyrtarët e Komisionit për reforma zgjedhore thonë se çështjet e karakterit juridik – teknik thuajse kanë përfunduar, por çështjet që kërkojnë konsensusin politik ende kanë mbetur pa u harmonizuar.
Haki Demolli, kryetar i komisionit për reforma zgjedhore dhe deputet nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, thotë se ky komision ka rinisur punën dy ditë më parë pas pushimit prej një muaji dhe pret ndihmën nga ana e liderëve politik, të cilët janë edhe nënshkrues të marrëveshjes, produkt i së cilës është edhe Komisioni për reforma zgjedhore.
“Komisioni në njëfarë forme ka qenë i ndërlidhur edhe me çështjet tjera, siç janë reforma kushtetuese dhe zgjedhja e presidentit. Prandaj, pikërisht, në edhe në fazat e mëhershme të punës sonë kemi kërkuar ndihmën nga ana e nënshkruesve të marrëveshjes, respektivisht, nga ana e liderëve politik, në mënyrë që ata të na ofrojnë ndihmë për zgjidhjen e disa çështjeve që janë të karakterit politik”, shprehet Demolli.
Por, ndihma e liderëve politik për komisionin e reformave zgjedhore ka munguar për shkak të mospajtimeve rreth tri çështjeve të natyrës politike, siç janë çështja e zonave zgjedhore, e pragut zgjedhor dhe listave zgjedhore.
Behar Selimi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se ekzistojnë parakushtet që Komisioni për reformat zgjedhore ta përmbyllë punën brenda afatit.
“Ne nuk kemi arsye të vonohemi si komision. Përgjigje në pyetjen sa zona zgjedhore dhe cili prag do të pranohet si prag konsesual, ju mbetet liderëve politik. Unë dua të besoj se liderët e partive më të mëdha do të takohen dhe do të dakordohen rreth këtyre dy çështjeve”.
“Çështja e listave të hapura, për mendimin tim, nuk ka qenë asnjëherë çështje, sepse në Kushtetutë përmenden listat e hapura, ndërkaq që amandamentimi i Kushtetutës nuk e ka përfshirë këtë çështje. Kështu që, kanë mbetur vetëm dy çështje, zonat dhe pragu”, bën të ditur Selimi.
Në anën tjetër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për mandatin e plotë të presidentes Atifete Jahjaga ka ndikuar edhe në ecurinë dhe dinamikën e punës në reformën zgjedhore.
Kjo për faktin se ishte arritur një marrëveshjeje ndërmjet liderëve politikë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, me të cilën parashihej mandat i shkurtuar për postin e presidentes, si dhe mandat jo i plotë i Qeverisë dhe Kuvendit deri në rrumbullakimin e reformave zgjedhore e kushtetuese.
Demolli thotë se përkrahja nga liderët e partive politike për përfundimin e procesit të reformave zgjedhore do të varet nga rrethanat e reja.
“Tash ne përsëri presim përkrahjen e tyre në suaza të asaj se sa lejojnë rrethanat e reja, të krijuara tash pas vendimit që është marrë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, por edhe vendimeve që në njëfarë forme e stagnojnë vetë marrëveshjen”.
Ndryshe, deputeti Selimi është shprehur optimist se liderët e partive politike do ta arrijnë konsensusin e dëshiruar për çështjet e natyrës politike të ndërlidhura me reformat zgjedhore.
Po, megjithatë, ai thotë se nuk ka informacione nëse deri më tash ka pasur ndonjë shenja pozitive në këtë drejtim.
“Nuk më lënë që të kuptoj se ka pasur zhvillime në këtë drejtim. Mbase në prapaskenën politike edhe mund të përafrime qëndrimesh, por unë nuk jam i informuar”.
Sido që të jetë, kur komisioni për reformën zgjedhore ishte formuar, kishte një mandat prej nëntë muajve.
Për shkak të mospërfundimit të procesit të reformave, Kuvendi i zgjati atij mandatin edhe për tre muaj, mandat i cili përfundon në muajin shtator.
Ndryshe, reforma zgjedhore është një nga pesë prioritetet kryesore që Komisioni Evropian ia ka vënë Kosovës si parakusht për vlerësim pozitiv në kuadër të studimit të fizibilitetit, krahas reformës së administratës publike, sundimit të ligjit, zhvillimit të tregtisë së lirë dhe trajtimit të minoriteteve.