Autoritetet kompetente po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të ofruar lehtësi dhe mbështetje për komunitetin e biznesit. Në këtë rrafsh, Ministria e Financave, në kuadër të hartimit të pakos së re fiskale, ka përgatitur projektligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor. Lidhur me këtë, Menderes Ibra, këshilltar në Ministrinë e Financave, shpjegon më shumë:
“Përmes këtij projektligji, kemi për synim që të krijojmë një ambient më të favorshëm për zhvillim të biznesit, duke ofruar lirime doganore për mallrat që shfrytëzohen si lëndë e parë dhe që nuk prodhohen në Kosovë. Pastaj, për gjysmë produkte, për ambalazh, si dhe makinat të cilat shërbejnë për prodhime duke përfshirë këtu edhe linjat e prodhimit”, thotë Ibra.
Deri më tani kjo fushë ka qenë e rregulluar me një rregullore të UNMIK-ut, sqaron Ibra.
Në bazë të kësaj rregulloreje, sistemi doganor e ka shkallën e pagesës për 10 për qind. Edhe pse një numër i konsiderueshme i mallrave është i liruar nga tatimi doganor, por me projektligjin e ri, zgjerohet numri i mallrave të liruara nga ky tatim.
“Duke hartuar këtë projektligj, ne tashmë e rregullojmë me një ligj të miratuar në Kuvend. Dhe, synimi është që duke e zgjeruar listën e produkteve të liruara nga taksat doganore, ne do t’i ndihmojmë bizneset, veçanërisht ato prodhuese dhe gjithashtu do të zvogëlohet kostoja e prodhimit të tyre”.
“Shpresojmë se kjo do të stimulojë ngritjen e shkallës së investimeve private, qofshin ato brenda vendit, apo investimeve të huaja”, sqaron Ibra.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksojnë se pakoja e re fiskale ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se çdo reformë e marrë nga ekzekutivi i vendit, ndihmon bizneset, të cilat edhe ashtu përballen me shumë vështirësi. Ai vlerëson se është barrë e rëndë, që bizneset për lëndën e parë të paguajnë në kufi taksën prej 10 për qind.
“Vetë fakti që do të lirohen disa lëndë të para, disa teknologji, nga taksa doganore, tregon se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave janë duke kuptuar se krizës së përgjithshme ekonomike duhet t’i përballemi vetëm me reforma, vetëm me hapa konkretë”.
“Kjo do ta ndihmojë biznesin vendor, do ta ndihmojë vetë buxhetin e konsoliduar të Kosovës për të mbledhur taksa të brendshme më shumë, sepse deri më tani ka qenë barrë e rëndë dhe e papërballueshme që të paguhet për lëndën e parë dhe për pajise teknologjike në kufi taksa deri në 10 për qind”, thekson Shahini.
Sidoqoftë, ka vite që afaristët kosovarë kanë kërkuar nga autoritetet kompetente që t’i ndryshojnë politikat fiskale, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e veprimtarive të tyre.
Ndërkaq, ekzekutivi i vendit, muajin e kaluar ka hequr Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar për media, universitet private dhe shërbimet spitalore.