Kosova është e gatshme të hyjë në bisedime politike me Serbinë, duke besuar se një dialog i tillë do të prodhonte si rezultat nënshkrimin e një traktati paqeje midis dy shteteve.
Pas bisedimeve të cilësuara si teknike ndërmjet delegacioneve qeveritare të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që si rezultat sollën pesë marrëveshje në formë konkluzionesh, tani po përgatitet terreni politik për një format të ri bisedimesh në nivelet më të larta politike.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk ka ndonjë nismë konkrete për fillimin e dialogut politik me Serbinë, por rikujtoi gatishmërinë e Kosovës që pas dialogut teknik, të kalohet edhe në nivelin e takimeve të larta politike, ku nuk përjashtohet si mundësi organizimi i një takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.
Dialogu i nivelit politik, sipas Kuçit, është i nevojshëm për normalizimin e raporteve midis dyja shteteve.
“Kosova dhe Serbia duhet të përfundojnë marrëdhëniet e konfliktit me një traktat të paqes. E, ky traktat nënkupton që të definohen raportet ndërshtetërore, të përfshihen reparacionet e luftës, nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve për të ardhmen. Traktatet janë marrëdhënie mes dy sovraniteteve, pra shtetet bëjnë traktate dhe jo të tjerët”, deklaroi Kuçi.
Gatishmëria e krerëve të Qeverisë së Kosovës për bisedime politike me Serbinë, nuk kaloi pa reagimet e opozitës.
Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, tha se dialogu i ngutshëm politik pa shuarjen paraprake të strukturave paralele të sigurisë që Serbia i ka në Kosovë, sidomos në pjesën veriore, është hap i ngutshëm dhe i pa-analizuar mirë politikisht nga kreu i Qeverisë së Kosovës.
“Është goxha e paimagjinueshme mundësia e një traktati të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa Serbia edhe më tutje sillet si agresor në territorin e Republikës së Kosovës".
"Mundësia e një traktati të paqes, i domosdoshëm mes Kosovës dhe Serbisë, mund të vijë në shprehje vetëm në momentin kur Serbia t’i largojë strukturat paralele-ilegale që i ka në Kosovë”, u shpreh Ramadani.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se mund të ketë takime të niveleve të larta politike me Serbinë, por ato do të organizohen si takime të niveleve të barabarta ndërshtetërore.
“Kryeministri e ka theksuar shumë qartë që do të ketë, mund të ketë takime të niveleve të larta politike. Ne nuk ngarendim që të kemi takime të tilla, por ajo që mund të them është se kudo që përfaqësohet Kosova si shtet, ne nuk kemi turp të kemi takime me askënd. Të tjerët duhet të ndihen keq në raport me ne”, shpjegoi Kuçi.
Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga autoritetet e Prishtinës ishte konsideruar i mbyllur për një kohë të gjatë, por qëndrimet tash janë zbutur pas trysnive të shtuara ndërkombëtare për fillimin e komunikimit dhe normalizimin e raporteve mes dy vendeve.
Megjithatë, ky dialog është thënë në disa raste nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, se nuk pritet të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia, por vendosjen e një komunikimi ndërmjet dy shteteve fqinje që aspirojnë integrimet evropiane.
Ndërkaq, mbetet ende për t’u parë nëse një nga temat boshte të këtij dialogu do të jetë gjendja në veri të Kosovës ku strukturat paralele serbe të mbështetura nga Beogradi pamundësojnë shtrirjen e autoritetit të shtetit të Kosovës në atë pjesë.
Pas bisedimeve të cilësuara si teknike ndërmjet delegacioneve qeveritare të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, që si rezultat sollën pesë marrëveshje në formë konkluzionesh, tani po përgatitet terreni politik për një format të ri bisedimesh në nivelet më të larta politike.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ende nuk ka ndonjë nismë konkrete për fillimin e dialogut politik me Serbinë, por rikujtoi gatishmërinë e Kosovës që pas dialogut teknik, të kalohet edhe në nivelin e takimeve të larta politike, ku nuk përjashtohet si mundësi organizimi i një takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.
Dialogu i nivelit politik, sipas Kuçit, është i nevojshëm për normalizimin e raporteve midis dyja shteteve.
“Kosova dhe Serbia duhet të përfundojnë marrëdhëniet e konfliktit me një traktat të paqes. E, ky traktat nënkupton që të definohen raportet ndërshtetërore, të përfshihen reparacionet e luftës, nënkupton ndërtimin e marrëdhënieve për të ardhmen. Traktatet janë marrëdhënie mes dy sovraniteteve, pra shtetet bëjnë traktate dhe jo të tjerët”, deklaroi Kuçi.
Gatishmëria e krerëve të Qeverisë së Kosovës për bisedime politike me Serbinë, nuk kaloi pa reagimet e opozitës.
Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, tha se dialogu i ngutshëm politik pa shuarjen paraprake të strukturave paralele të sigurisë që Serbia i ka në Kosovë, sidomos në pjesën veriore, është hap i ngutshëm dhe i pa-analizuar mirë politikisht nga kreu i Qeverisë së Kosovës.
Është goxha e paimagjinueshme mundësia e një traktati të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë...