Ndërlidhjet

Shëpflin: Serbia, herët a vonë, duhet të pranojë Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Anëtari i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, Xhërxh Shëpflin, ka deklaruar se Serbia, “herët a vonë”, duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Sipas kritereve të Kopenhagës, vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duhet të zbatojnë politikën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët. Ky është një kusht i vjetër dhe jo i ri".

"Kjo do të thotë se Serbia, herët a vonë, duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, pa marrë parasysh se sa e dhmbshme mund të jetë për të”, ka thënë Shëpflin, transmetojnë mediat serbe.

Hungarezi Shëpflin është anëtar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe në pyetjen se çfarë duhet të bëjë Partia Përparimtare Serbe – e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi – për t’iu bashkuar partisë evropiane, ka thënë se do të përcjellë “me kujdes” presidentin dhe Qeverinë e re të Serbisë për të qartësuar kontributin e saj të mundshëm.

Diplomatët evropianë kanë shpeshtuar mesazhet për Serbinë, që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Një gjë e tillë është përmendur edhe si kusht për shtetin serb që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.(v.t.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG