Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është parakusht për një vendim të mundshëm të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin eventual dialogut me Serbinë. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, të cilin e ka ripërsëritur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Ditë më parë, Ketrin Eshton, shefe për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, ka theksuar se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet
të rifillojë menjëherë pas fillimit të punës së Qeverisë së re të Serbisë.
Por, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se fillimisht duhet të zbatohen të arriturat e deritashme në dialogun Kosovë-Serbi dhe më pas, lidhur me vazhdimin e dialogut, Kosova do ta marrë çdo vendim në përputhje me Kushtetutën e saj, si dhe në partneritet të plotë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Duhet të zbatohen - dhe ky është qëndrimi ynë - të gjitha të arriturat që kanë qenë deri më tani. Në veçanti, insistojmë në menaxhimin e integruar të kufijve, por edhe të arriturat e tjera. Po ashtu, pastaj, çdo vendim do të jetë në përputhje me Kushtetutën, në përputhje të plotë me partneritetin me BE-në dhe SHBA-në”, ka deklaruar Kuçi.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mosvazhdimin e dialogut me Serbinë pa zbatimin e marrëveshjeve të deritashme, sipas njohësve të rrethanave politike në Kosovë është i drejtë.
Analisti i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, thotë se për këtë çështje ekziston një lloj konsensusi dhe, sipas tij, nuk është mirë për Qeverinë aktuale që të lëshojë pe në këtë drejtim.
“Nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut, nëse ato marrëveshje që janë arritur nuk realizohen. Nëse fillon ai avazi i vjetër që Kosova t’i pranojë bisedimet pa kushtëzime, do të vijmë përsëri në situatën që Bashkimi Evropian edhe me presione ndaj Kosovës, i hapë rrugën Serbisë që t’i fillojë negociatat për anëtarësim deri në fund të vitit, ashtu siç është paraparë”.
“Ky kushtëzim, që të realizohen marrëveshjet fillimisht, e më pas eventualisht të vazhdohet dialogu, është i logjikshëm dhe i domosdoshëm për të gjithë, për të tri palët”, vlerëson Maliqi.
Në anën tjetër, deklaratat, të cilat kohët e fundit i kanë bërë zyrtarët e pushtetit të ri në Beograd, nxjerrin në pah kërkesën e tyre që bisedimet eventuale me Prishtinën të ngrihen në nivelin politik, me idenë që në këto bisedime të gjendet e zgjidhja për veriun e Kosovës.
Analisti Maliqi thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes nga kjo, siç e quan ai, grackë.
“Mendoj se pa u sqaruar mirë, se cilat janë intencat e Bashkimit Evropian dhe faktorëve ndërkombëtarë, nuk duhet të hyhet në këtë grackë, do të thotë që të pranohet kjo formula, me të cilën Serbia po insiston. Me ngritjen e bisedave në nivel politik, ata duan që ta negociojnë opsionin e ndarjes ose njëfarë sigurimi të një statusi special për serbët në veri apo autonomi”.
“Janë disa variante që ata do të kërkonin që në veri të respektohet realiteti që është krijuar në ndërkohë, e që në të vërtetë nuk duhet të ekzistojë më si i tillë”, thotë Maliqi.
Por, zëvendëskryeministri Kuçi, lidhur me çështjen nëse rifillimi eventual i dialogut mund të evoluojë nga formati i ashtuquajtur teknik në atë politik, është përgjigjur kështu:
“Sovraniteti i Kosovës, pavarësia e Kosovës, tërësia territoriale e Kosovës nuk negociohen me askënd. Është punë e kryer!”.
Ndryshe, bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë janë pezulluar që para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Nga nëntë raundet e mbajtura në vitin e kaluar e deri në fillim të këtij viti, janë arritur shtatë marrëveshje.
Ditë më parë, Ketrin Eshton, shefe për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, ka theksuar se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet
të rifillojë menjëherë pas fillimit të punës së Qeverisë së re të Serbisë.
Por, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se fillimisht duhet të zbatohen të arriturat e deritashme në dialogun Kosovë-Serbi dhe më pas, lidhur me vazhdimin e dialogut, Kosova do ta marrë çdo vendim në përputhje me Kushtetutën e saj, si dhe në partneritet të plotë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mosvazhdimin e dialogut me Serbinë pa zbatimin e marrëveshjeve të deritashme, sipas njohësve të rrethanave politike në Kosovë është i drejtë.
Analisti i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, thotë se për këtë çështje ekziston një lloj konsensusi dhe, sipas tij, nuk është mirë për Qeverinë aktuale që të lëshojë pe në këtë drejtim.
“Nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut, nëse ato marrëveshje që janë arritur nuk realizohen. Nëse fillon ai avazi i vjetër që Kosova t’i pranojë bisedimet pa kushtëzime, do të vijmë përsëri në situatën që Bashkimi Evropian edhe me presione ndaj Kosovës, i hapë rrugën Serbisë që t’i fillojë negociatat për anëtarësim deri në fund të vitit, ashtu siç është paraparë”.
“Ky kushtëzim, që të realizohen marrëveshjet fillimisht, e më pas eventualisht të vazhdohet dialogu, është i logjikshëm dhe i domosdoshëm për të gjithë, për të tri palët”, vlerëson Maliqi.
Në anën tjetër, deklaratat, të cilat kohët e fundit i kanë bërë zyrtarët e pushtetit të ri në Beograd, nxjerrin në pah kërkesën e tyre që bisedimet eventuale me Prishtinën të ngrihen në nivelin politik, me idenë që në këto bisedime të gjendet e zgjidhja për veriun e Kosovës.
Analisti Maliqi thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes nga kjo, siç e quan ai, grackë.
“Mendoj se pa u sqaruar mirë, se cilat janë intencat e Bashkimit Evropian dhe faktorëve ndërkombëtarë, nuk duhet të hyhet në këtë grackë, do të thotë që të pranohet kjo formula, me të cilën Serbia po insiston. Me ngritjen e bisedave në nivel politik, ata duan që ta negociojnë opsionin e ndarjes ose njëfarë sigurimi të një statusi special për serbët në veri apo autonomi”.
“Janë disa variante që ata do të kërkonin që në veri të respektohet realiteti që është krijuar në ndërkohë, e që në të vërtetë nuk duhet të ekzistojë më si i tillë”, thotë Maliqi.
Por, zëvendëskryeministri Kuçi, lidhur me çështjen nëse rifillimi eventual i dialogut mund të evoluojë nga formati i ashtuquajtur teknik në atë politik, është përgjigjur kështu:
Sovraniteti i Kosovës, pavarësia e Kosovës, tërësia territoriale e Kosovës nuk negociohen me askënd...